




Spektakli i mbremshem Prime i Big Brother VIP Kosova nisi me një sërë debatesh në mes të banorëve, por nder te tjera u fol edhe per rastin e Gjon Karrices.
Gjoni për shkak të situatës me shëndetin, nuk do të mund të kthehet më në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Këtë lajm e kanë marrë sonte banorët, pas të cilit janë mërzitur dhe emocionuar shumë, përcjell Klankosova.tv. Megjithatë, lajmi i mirë për ta ishte se Gjoni është në gjendje të mirë dhe i disponuar.
Për shkak të ftohjes pak më të thellë që ka, atij i duhet të vazhdojë edhe pak nën trajtimin mjekësor.
Ndryshe, banorët do të qëndrojne të mbyllur për cmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndërsa gara duket të mos jetë e thjeshtë pasi konkurrentet kanë hyrë me bindjen e madhe se do të fitojnë.
Shiko videon:




