Categories
HOME

Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur për Kosovën dhe gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

“Ai raport ka qenë shokues”, tha Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk u provua as në Kosovë dhe në as ndonjë vend tjetër për akuzën për trafik të organeve.

“Në bazë të atij raporti është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës dhe ka arrestuar pa aktakuzë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai priti një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza. Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”.

Rama përmendi që edhe në aktakuzën e Thaçit asnjë fjalë s’ka të bëjë me atë që ka pretenduar Marty.

“Fantazi e plotë”, tha Rama për raportin e Martyt.

“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”.

Rama tha se gjenocidi brutal të Srebrenicës dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

Categories
HOME

KOMF me instalacion simbolik të klasëve me banka dhe karrige të zbrazura para qeverisë

Një klasë me banka dhe karrige të zbrazura është instilacioni simbolik “Fëmijët në Shkolla”, i cili është prezantuar sot nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë– KOMF në sheshin e Prishtinës. E mbrapa çdo karrige u vendosen mesazhet për dëmet që po i shkaktohen 320 mijë fëmijëve për shkak të grevave që shkolla.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se bankat e zbarëta janë për të simbolizuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre për mos zhvillimin e procesit mësimor.

“Përmes këtij instilacioni i cili e kemi këtu mbrapa, një klasë e zbrazët me banka dhe karrige të zbrazëta për të simbolizuar dhe për të shprehur reagimin, pakënaqësitë dhe revoltën tonë për situatën e krijuar me procesin mësimor në Kosovë.. Janë tri javë që rreth 320 mijë fëmijë janë jashtë bankave shkollore, nuk e kanë të drejtën e tyre elementare për arsim të cilët e kanë të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prej tyre janë 25 mijë fëmijë të cilët presin që të ulen për herë të parë në bankat shkollore. Situata e krijuar është jashtëzakonisht shqetësuese dhe e pa pranueshme sepse interesi më i mirë i fëmijës do të duhej të ishte konsiderata kryesore për të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, tha ajo.

Kelmendi ka folur edhe për pasojat e vazhdimësisë së grevës, duke thënë se dëmet kryesorë fillojnë nga mësimnxënia deri te dëmtimi i shëndetin mendor te fëmijët.

“Dëmet janë shumë të mëdha të cilat shkaktohen te fëmijët me ndërprerjen e procesit mësimor, përmes mesazheve të cilat mund t’i merrni edhe në karriget mbrapa, jemi munduar që të tregojmë se cilat janë dëmet kryesore të cilat janë paraqitur te nxënësit, duke filluar nga mësimnxënia, pastaj te dëmtimi i shëndetit mendor të fëmijëve, mundësisë së shkaktimit të problemeve në familje, rritjen e dhunës në familje, rritjen e stresit tek nxënësit dhe prindërit, rritjen e mundësisë së përfshirjes më të madhe të fëmijëve në punë të rënda dhe në situatë rruge janë shumë e shumë dëme të cilat shkaktohen tek nxënësit”, tha ajo.

Anëtarja e kësaj organizate, Remzije Krasniqi tha se dëmet që janë shkaktuar janë të pariparueshme. Ajo bëri thirrje që palët të cilat janë të përfshira në këto bisedime ta kenë interesin më të madh te fëmijët.

“Sigurisht mungesat e mëdha të orëve të mësimit është shumë vështirë të kompensohen, aq më shumë për gjeneratat e reja që fillojnë për herë të parë e kësaj rradhe. Kemi edhe moshën shumë më të ndjeshme prej lindjes deri në pesë vjeç, që ndikimi në zhvillimin e tyre të përgjithshëm është i dëmshëm dhe sigurisht kjo pasojë e mungesës së kontaktit me fëmijët e tjerë me mësimdhënës, edukatorë, asistentë të tyre, sigurisht do të ndikojë ndjeshëm. Pjesa e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që në forma të ndryshme i është cenuar edhe më herët e drejta në pjesëmarrje në arsim, mungesa e tillë i ka kushtuar edhe më shumë deri më tani, mund ta paramendojmë një fëmijë më aftësi të kufizuar që tashmë 17 ditë nuk ka qenë në mësim dhe regresi që mund të shkaktohet te nxënësit e tyre është i pariparueshëm”, tha ajo

Ylber Tufa, një pensionist që kishte dal në shenjë revolte për situatën në të cilën fëmijët gjenden, për KosovaPress ka shprehur shqetësimin se si do të kompensohem mësimi për të gjithë fëmijët dhe dy mbesat e tij.

“Dola në protestë për shkak të mos hapjes së shkollave, grevës së sindikalistëve. Unë i kam dy mbesa të cilat kanë pritur të fillojnë mësimin, ne pothuajse kemi humbur një muaj mësim kur do t’i mbërrijmë nxënësit atë një muajshin me sistem të shpejtuar të ligjëratave, me orar të cunguar apo me orare të shtuar, ky vit faktikisht ka me qenë i dështuar. Është puna e sindikalistëve, puna e SBAShK-ut, mirëpo nëse nuk vazhdohen nuk kompensohen orët fëmijët do të humbin më së shumti dhe kjo po reflektohet edhe në provimet e PISA-ve që fatkeqësisht jemi në fund… Fajtori sa për neve është SBAShK-u sepse SBAShK-u ka qenë dashur që këto punë me i shtjelluar më herët, nuk është mirë që dikush të lëshoj pe dhe dikush të mos lëshoj. Qeveria lëshoj pe ku ka paguar të gjithë mësimdhënësit nga 50 euro dhe ka ligjin që do të aprovohet së shpejti, me atë ligj parashihet se rrogat e mësimdhënësve do të jenë më të mëdha sesa këtë 100-euroshin që po kërkojnë këta”, tha ai.

Tufa ndihet i emocionuar kur i sheh mbesat duke marrë fletoret kinse po mësojmë dhe kërkon që të ndalet greva sepse nxënësve po i mungon shkolla. Kurse mbesat e tij Aisa dhe Dua për KosovaPress, u shprehen të mërzitura që shkolla nuk ka filluar. Ato kanë pasur të fillojnë vitin e parë shkollor ku fatkeqësisht as mësuesen nuk e kanë parë, derisa shprehin dëshirën që sa më shpejtë të kthehen në bankat shkollore.

Categories
HOME

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë.

Categories
HOME

Uran Ismaili: Barazia gjinore në vendimmarrje, domosdoshmëri edhe hap i rëndësishëm

Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i dytë i diskutimit me temën “Gratë dhe Qeverisja Lokale”.

Në këtë panel, i cili u moderua nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili morën pjesë katër kryesuese të Kuvendeve Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbënesha Kuçi në Gjakovë, Antigona Bytyqi në Prizren, Melihate Basholli në Vushtrri dhe Vesa Broja në Mitrovicë.

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili tha se qeverisja lokale është porta dhe hapi i parë ku thyhen kuotat gjinore.

“Është e rëndësishmë me kuptu që qeverisja lokale është porta e parë në të cilën qytetarët marrin shërbimin, ndikojnë, kanë aktivitetin e vet të parë, ndoshta demokratik dhe arrijnë ta bëjnë ndryshimin e jetës së tyre. Por, ajo që dihet pak në realitet, është edhe porta ku thyhet kuota gjinore. Prandaj, vendimi i PDK-së për barazi gjinore, 50/50, është domosdoshmëri dhe jashtëzakonisht vendim i rëndësishëm”, tha Ismaili.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Vushtrri, Melihate Basholli tha se ka përparim në avancimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

“Sot secili prej nesh, si burrat, si gratë jemi shumë të gatshëm t’i nxisim për aktivitete secilën prej nesh, ndërsa më parë ka pasur paragjykime, skepticizëm. Shumë pak njerëz kanë besuar që gratë dhe vajzat mund të bëjnë punë të mëdha, mund të marrin pjesë në vendimmarrje. Pra, sfidat kanë qenë shumë më të mëdha, shumë më të vështira”, theksoi ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Prizren, Antigona Bytyqi tha se të gjitha asamblistet e PDK-së në këtë komunë janë zgjedhur pa kuotë gjinore.

“Rezultatet e punës së shumë grave dëshmojnë që ka pasur gjithmonë shumë gra të zonja, të cilat kanë qenë shembull jo vetëm për gratë, por edhe për të gjithë burrat”, tha ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Arbënesha Kuçi tha se moto 50 me 50 ka ardhë atëherë kur kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendosi të rrisë numrin e kandidateve gra në zgjedhjet lokale.

“Në fakt, kjo moto pothuajse ka ardhë para kësaj dite, ka ardhë pikërisht në kohën kur kryetari Memli Krasniqi ka vendosur që unë të jem kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, një komunë dhe një garë aspak e lehtë të vetëdijshëm, por shumë krenarë për përfaqësimin që e kishim”, theksoi ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Vesa Broja, e cila është kandidatja më e votuar në këtë komunë

“Normalisht që besimin në vete e kemi pasë dhe duhet ta kemi secila prej nesh, por natyrisht që na është dashur edhe besimi prej të tjerëve për cka e falënderoj edhe lidershipin dhe të gjithë. Secila prej nesh që kemi përvoja pak më shumë nga e kaluara nuk kemi qenë pjesë e asaj tavolinës kryesore, e cila ka qenë. Kemi qenë pjesë e një tavolinë dytësore qaty, po të cilën e kemi bërë vet, nuk ka qenë aty, por një tavolinë që është dashtë me u ulë gratë. Ndërsa, tash në një periudhë jo shumë të gjatë, po flasim për një momentum ku gratë jemi mbi 30 për qind të përfaqësuara në secilën tavolinë, në çdo proces dhe në çdo pozitë vendimmarrëse nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha Broja.

Categories
HOME

A do të shndërrohet lija e majmunëve në një pandemi?

Që nga 21 shtatori, 62,532 persona janë infektuar me linë e majmunëve në 105 vende. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk e ka klasifikuar numrin aktual të rasteve si një pandemi.

Por a mund të ndryshojë kjo?

Duke pasur parasysh përhapjen e saj, a mund të bëhet lija e majmunëve një pandemi?

Përgjigja për këtë pyetje varet nga përkufizimi i “pandemisë”. Një pandemi është një “epidemi mbarëbotërore”, në të cilën ka një numër të madh rastesh ose shpërthimesh në shumë vende, tha Rachel Roper, një profesore e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Karolinës Lindore në Greenville, Karolina e Veriut, për Live Science.

“Unë mendoj se është një çështje opinionesh duke marrë parasysh se sa raste ka në secilin vend,” tha Roper.

Gjithmonë ekziston mundësia që diçka, siç është kodi gjenetik i virusit, të ndryshojë, por disa faktorë ulin shanset që lija e majmunëve të bëhet një pandemi. Edhe nëse ndodh, lija e majmunëve nuk do të jetë e njejtë me pandeminë COVID-19, thanë ekspertët për Live Science.

Lija e majmunëve (e njohur si MPXV ose MPX) “është shumë më pak ngjitëse se COVID,” tha Roper.

Në mënyrë tipike zinxhiri i transmetimit të lisë së majmunëve ishte i shkurtër – një rast i MPXV u transmetua në rreth shtatë persona përpara se të vdiste, kështu që shpërthimet kanë qenë jetëshkurtër në të kaluarën, tha Roper.

Lija e majmunëve u raportua për herë të parë te njerëzit në vitin 1970 dhe shpërthimet që nga ajo kohë, duke përjashtuar pandeminë aktuale, ishin “të vogla”, tha ajo. Në vendet ku është endemike, lija e majmunit është gjithmonë e pranishme tek kafshët dhe zakonisht përhapet midis njerëzve vetëm përmes tyre, raporton abcnews.al.

Por një analizë e gjenomave të lisë së majmunit nga epidemia aktuale, e botuar më 24 qershor në revistën Nature Medicine, sugjeron se versioni i virusit që po qarkullon aktualisht ka kaluar nga njeriu te njeriu në një zinxhir transmetimi të pandërprerë që nga viti 2017.

Kjo tregon se zinxhiri mesatar i transmetimit po rritet, tha Roper. Lija e majmunit është një virus i përbërë nga ADN-ja , në krahasim me atë që përbëhet nga acidi ribonukleik (ARN). Kjo ka rëndësi sepse riprodhimi i ADN-së përfshin më pak gabime sesa kopjimi i ARN-së, kështu që lija e majmunëve ndryshon më ngadalë se sa homologët si SARS-CoV-2 ose HIV.

Kjo u jep viruseve të lisë së majmunëve më pak mundësi për të evoluar për t’u bërë më të transmetueshëm sesa viruset ARN, sipas Shoqatës Amerikane për Mikrobiologji. Megjithatë, lija e majmunëve po zhvillon shumë shpejt mutacionet.

Në krahasim me mutacionet që qarkullojnë në 2018 dhe 2019, virusi që qarkullon aktualisht ka 50 mutacione.

Ne tashmë kemi vaksina dhe trajtime për linë e majmunëve

Dy vaksina, JYNNEOS dhe ACAM2000, janë miratuar për përdorim kundër lisë së majmunëve në SHBA. Ndërsa nuk ka trajtime posaçërisht për linë e majmunëve, sipas CDC, barnat antivirale që janë zhvilluar për të luftuar linë, si tecovirimat (TPOXX), mund të rekomandohen për njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Shkalla e vdekshmërisë për llojin e lisë së majmunëve që qarkullon në epideminë aktuale ka qenë historikisht rreth 1%, sipas CDC. Por shpërthimi aktual mund të jetë shumë më pak vdekjeprurës; Bazuar në shifrat e OBSH-së nga fundi i shtatorit, shkalla e vdekshmërisë është 0.04%.

Ndërsa këto shifra janë ende një vlerësim i përafërt, ata sugjerojnë se numri i lisë së majmunëve ka të ngjarë të jetë shumë më i ulët se ai i COVID-19, edhe nëse lija e majmunëve bëhet një pandemi.

Categories
HOME

Rina shfaqet tërheqëse në imazhet e reja nga Tanzania

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, është mjafë e komentuar në showbizin shqiptar.

Kjo për shkak të ndarjes nga partneri i saj, reperi Sin Boy, me të cilin ka qenë në lidhje për shumë vite.

Në një intervistë të fundit, artistja nga Istogu theksoi se së fundmi ka qenë një lidhje toksike dhe se distanca ishte një tjetër arsye e ndarjes.

Ajo tani po shijon jetën pas ndarjes nga partneri duke qenë se ndodhet në pushime, Rina po kalon një kohë të mirë në Zanzibar të Tanzanisë, ku edhe ka sjell disa fotografi.

Categories
HOME

Modeste si Dafina: Besova në vizionin tim dhe e bëra realitet!

Sot mbushen plot 15 vite nga krijimi i labelit “Moneyz”.

Një label që është krijuar nga Dafina Zeqiri e cila sot ndihet tepër krenare për “laboratorin” e saj muzikor.

“Besova në vizionin tim dhe e bëra realitet”, shkruan Dafina në këtë album fotografik që ka postuar në Instagramin e saj, i cili tashmë i ka kaluar 1 milion ndjekës.

Shumë hite, albume jo vetëm të sajat por edhe të artistëve me të cilët Dafina bashkëpunon kanë dalë nga labeli i saj, prandaj dhe Dafina ndihet e kompletuar sot si artiste.

Categories
HOME

Prisni pak mos ndoshta Rozi sapo na tregoi emrin e programit të saj?!

Rozana Radi do të nisë së shpejti programin e saj të pasdites, duke ju bashkuar kështu grupit të madh të pasditeve në ekranet shqiptare.

Megjithatë Rozi ka hapur një pyetësor virtual dhe ndjekësit e saj kanë nisur nga hamendësimet se si do të quhet pasditja e saj.

Por prisni pak sepse në një nga postimet e fundit shohim që një nga mikeshat e saj shkruan:

Unë kam qenë me fat që i kam kaluar me një “Rose” tani e keni edhe ju. Mos ndoshta programi i Rozit do të quhet thjesht “Rose”…?!

Categories
HOME

Nuk do ta besoni si e thërret DJ Pm Sarën

Sot feston ditëlindjen Sarah Berisha.

Urimet nga ndjekësit në rrjete sociale kanë qenë gati të panumërta, e sigurisht, nuk do mungonte një urim nga PM, i dashuri i Sarah.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është shprehur:

“N’Romë jom kan, po romantik sjom hiq, s’po di çka me shkru veç urime ditëlindja zemra jem e mirë, t’i uroj krejt t’mirat e botës, e ishalla sukseset nuk t’ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”.

Categories
HOME

Armina Mevlani gati për dasmën, zbulon mbishkrimin e qëndisur mbi vellon e fustanit të nusërisë

Armina Mevlani ka zbuluar një detaj nga vello e saj, teksa përgatitet për dasmën e madhe të organizuar mbrëmjen e së dielës.

Blogerja publikoi një foto të vellos së fustanit të nusërisë. Në vello është qëndisur mbishkrimi “Love is the answer’, që përkthehet “dashuria është përgjigja”.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do kurorëzojnë dashurinë në martesë ditën e nesërme pas 10 vitesh së bashku.

Dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit./panorama