Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë prindër për herë të parë pak muaj më parë. Ata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme tek “Zemër Luana”, ku kanë realizuar një lojë së bashku me Shpat Kasapin dhe partneren e tij Selvijen e ndërsa janë vënë në garë se cili prej djemve do ndërronte më shumë pelena.

Pas lojës dyshja i është përgjigjur disa pyetjeve dhe një prej tyre ishte kuptimi i emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre, Trev. Ka qenë Einxhel ajo që ka shpjeguar kutimin e emrit të të voglit të tyre, eduke shtuar se njerëzit e kanë marrë sikur është emër i huaj, por në fakt ajo ka thënë është emër shqiptar.

“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, kanë treguar dyshja, duke nënkuptuar se emri përmbledh pikërisht trevat shqiptare, pa bërë dallimemes dy vendeve.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *