Një shpërthim i fuqishmë tritoli është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit bregdetar. Mësohet se hoteli është në pronësi të shtetasit Spiro Çabiri.

Ndërkohë nuk dihet nëse ka pasur njerëz në momentin që hoteli u shemb si pasojë e lëndës eksplozive.

Faxneës mëson se lënda eksplozive ka qenë disa kilogramë. Për pasojë janë dëmtuar bizneset dhe banesat përreth hotelit.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *