




Duke perdorur Lëng Limoni Dhe Kripë – Largojeni Dhimbjen E Fortë të Kokës Në Pak Minuta.
Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.
Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.
AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).
Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.
Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju – Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit. Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.
Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme: Të përziera e të vjella, Mpirje, Therje, Marramendje, Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë.
Dhimbje pulsuese të kokës. Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës – Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.




