




Publicisti nga Banja Lluka e Bosnjes, Sërxhan Shushinca, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në raport me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq i cili sipas publicistit Shushinca, Vuçiq është një figurë në largim për terrorin shtetëror dhe gjenocidin që ka bërë në të kaluarën.
Shushinca ka shtuar se, largimi i Vuçiq nga presidenca do të ndodhë, por sipas tij, nuk dihet se kush do ta zëvendëson atë, raporton Danas.
“Albin Kurti, me të gjitha virtytet dhe të metat e tij, është dikush që ka arritur të gjejë një antidot për politikën rajonale të Vuçiqit për momentin. Dhe në raport me Kurtin, Vuçiq është padyshim një figurë politike në largim, një apologjet fantazmë për terrorin shtetëror dhe gjenocidin nga e kaluara.
Çdo gjë kërkon kohë, por do të ndodhë. Pyetja është se kush do ta zëvendësojë Vuçiqin. Vuçiqi, ashtu si Millosheviqi, do të mbahet mend keq nga rajoni dhe një pjesë e mirë e Serbisë, edhe Millosheviqi ka qene shpallur gjithashtu nga kryeqytetet perëndimore si faktor stabiliteti dhe njeri paqeje”, thotë ai.




