Një gjë e pazakonshme, interesante e papritur ndodhi në Prime-n e emisionit Përputhen, ku moderatorja e njohur, Bora Zemani dha një lajm shumë të gëzueshëm këtë lajm ajo e dha për Neda Balluku duke zbukluar gjininë e foshnjës së saj.

Neda Balluku më pas tha se është në pritje të fëmijës së tretë “Në familjen tonë do të vijë dhe një bebe tjetër, kur e zbuluam thamë: bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur ti bën plane të tjera.

Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur, të papritur, por shumë të dashur” por, produksioni nuk e la me kaq. Pasi konfirmoi gjininë e bebit, Bora Zemani ftoi Nedën ta zbulonin së bashku në ‘live’ në studio.

Nga kutia e surprizave dolën disa tollumbace rozë, duke konfirmuar kështu se së shpejti, familja do të shtohet me një vajzë, ashtu sikurse Neda kishte dëshirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *