Modelja kroate Ivana Knoll ishte e gjitha e buzëqeshur teksa mori pjesë në festën e Leonardo DiCaprios në Miami të mërkurën mbrëma, 26-vjeçarja, e cila u quajt si ‘tifozja më seksi e Kampionatit Botëror’, u pa e veshur me një kostum të zi, i cili ekspozonte dekoltenë e saj të bollshme.

Teksa po festonte me yje të famshëm të listës A, ish-Miss Kroacia u lajmërua në Instagram për të ndarë me ndjekësit e saj një fotografi me reperin e famshëm kanadez, Drake me flokët e errëta dhe plot shkëlqim që i vërshonin rreth fytyrës dhe mbi supe, ajo pozoi përkrah mega yllit, i cili gjithashtu ishte i veshur me të zeza.

Për mbishkrimin e saj, bukuroshja përdori një emoji zjarri dhe etiketoi artistin në fotografinë e publikuar, kostumi i Ivanës kishte një prerje të madhe te pjesa e gjoksit dhe gjithashtu te ajo e barkut të saj të tonifikuar.

Veshja e ngushtë ishte pa shpinë të hapur dhe e prerë tek kyçet e saj, ndërsa tifozja kroate kishte mbathur gjithashtu një palë taka të zeza me majë. Ivana, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale pasi mori pjesë në ngjarjen sportive katërvjeçare, kishte vënë gjithashtu një gjerdan diamanti.

Mbretëresha e bukurisë mbante një orë në dorën e djathtë dhe mbante një çantë të vogël jeshile me një rrip zinxhiri. Fytyra e saj ishte tërësisht e grimuar dhe e kompletuar me një buzëkuq të kuq të theksuar.

Ndërsa gara e futbollit përfundoi, Ivana tha: “Kampionati Botëror ishte i mrekullueshëm dhe jam e trishtuar që pothuajse ka përfunduar”.

Dhe në lidhje me rritjen e saj të shpejtë të numrit të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo shtoi: “Për sa i përket llogarisë sime në Instagram, nuk mund ta kisha ëndërruar se kjo mund të më ndodhte mua”. /Telegrafi/

Shiko foton:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *