Nuk është hera e parë që në radhët e personazheve të njohura shqiptare të kenë lindur dashuri, të cilat i kanë rezistuar kohës apo janë finalizuar në martesë, duke na bërë të besojmë akoma  në përrallat me fund të lumtur. Ashtu sikundër ka patur plot raste ku thjesht është aluduar për lidhje të mundshme, ndonëse realiteti ka qenë komplet ndryshe.

Prej vitesh përflitet për një lidhje mes moderatores Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesit, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as mohuar nga asnjëri prej tyre. Së fundmi, të dy kanë postuar në llogaritë e tyre në Instagram dy foto ku shfaqen në krah të njëri-tjetrit duke na lënë të nënkuptojmë se i kanë kaluar festat bashkë.

Ishte Flori ai që postoi i pari një foto me mbishkrimin:“Pak tinza amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe.”

Nuk ka vonuar shumë, kur nga ana tjetër, moderatorja postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri. “Mfalni se pak jena vonu! Me foto te bredhi! Pushime të mbara.”– shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *