




Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.

Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip Kosova” ai me shaka ka thënë t’ia përcjellë mesazhin edhe Eli Farës.
“Olti Curri suksese! Përcillja edhe Eli Farës mesazhin tim”, ka shkruar ai në Instagram. Olti Curri dhe Aferdita Paçarada janë dy opinionistët e këtij edicioni të parë të BBVK*së.
Reality-show startoi mbrëmë ku gjithsej 15 personazhë të njohur u bënë pjesë e shtëpisë.




