Dhimbja e qafës është një gjendje që mund të shkaktohet nga shumë gjëra të ndryshme.

Shumica e dhimbjeve të qafës largohen vetvetiu brenda disa ditësh dhe rrallë është një shenjë e diçkaje më serioze.

Dhimbja e qafës shpesh përhapet nga qafa drejt shpatullave ose në pjesën e sipërme të shpinës.

Shpesh mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, shkruan Health Direct, transmeton Klankosova.tv.

Dhimbja mund të jetë më e keqe kur mbani kokën në një pozicion për një kohë të gjatë, si për shembull në kompjuter.

Dhimbja e qafës mund të vijë edhe me shtrëngim të muskujve dhe ju mund të mos jeni në gjendje të lëvizni kokën shumë mirë.

Nëse keni një dëmtim të qafës, mund të keni gjithashtu marramendje, dobësi dhe ndryshime në shikimin ose dëgjimin tuaj

Shkaqet e zakonshme të dhimbjes së qafës përfshijnë qëndrimin jo të rregullt në karrike ose në këmbë, fjetja në një pozicion të vështirë dhe tensioni në muskuj.

Ndërkaq, shkaqet më të rralla të dhimbjes së qafës përfshijnë dëmtimi e rruazave, palcës kurrizore ose nervave në qafë ose edhe ndonjë infeksion.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjen e qafës është të mbani shtyllën kurrizore fleksibël dhe muskujt tuaj të fortë.

Ju mund ta bëni këtë me ushtrime të rregullta, rreth 30 minuta në ditë dhe të keni pushim të mirë.

Është e rëndësishme të zhvilloni qëndrim të mirë, veçanërisht kur jeni ulur, në punë ose kur jeni duke vozitur.

Mundohuni të mos e përkulni ose nxirrni mjekrën jashtë.

Një jastëk mbështetës është gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar dhimbjen e qafës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *