Categories
HOME

“Tradhtoi” “Dancing With The Stars”, flet për herë të parë Iliri Shaqiri: Më thanë je i lirë, kur më kërkuan…

Pasi u shpall fitues i “Big Brother Vip” të gjithë menduan se Ilir Shaqiri do të ishte kryetar jurie në emisionin e kërcimit që pritet të startojë në Top, “Dancing With The Stars”.

Mirëpo nuk ndodhi kështu dhe balerini prej një jave tashmë është në jurinë e “Dance With Me” në Klan, teksa janë aluduar arsyeje të shumta të këtij vendimi, së fundmi ka reaguar vetë Iliri duke u shprehur ndër të tjera se nuk kishte marrë një ftesë konkrete për të qenë pjesë.

Detyrim ndaj publikut tim: Ju them fare thjesht që kam komunikuar vetëm 2 herë që pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing With the Stars” .

Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri më 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS morì pergjigjen “JE I LIRË”, duke mos lënë shteg SHPRESE PËR ASNJË EVENTUALE PRITJE TË MËTEJSHME. Dhe herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si Kryetar Jurie morì gjithashtu nga ana ime përgjigjen “NUK JAM MË I LIRË” sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashmë konkretizuar” ka thene nder te tjera Shaqiri./panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published.