Categories
HOME

Zbardhet plani: BE do ulë çmimet, mandat për të hyrë në tregun e energjisë!

Një projektligj i BE-së prezanton për herë të parë objektivat e detyrueshëm të reduktimit të kërkesës për konsumin e energjisë elektrike dhe vendos “një tavan mbi të ardhurat” e kompanive që nxjerrin fitime të papritura nga kriza energjetike.

Kufiri i të ardhurave përbën nje prej pikave kyce te projekt-rregullores së re të bllokut mbi masat emergjente që synojne stabilizimin e tregut të energjisë elektrike. Drafti, i cili është parë nga Euractiv, pritet të bëhet publik ditët në vijim nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, ai do të diskutohet sot në një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së që mblidhen për të trajtuar përgjigjen ndaj krizës energjetike. Konsiderohet se stabiliteti i furnizimit gjatë dimrit është në rrezik, ndaj dhe Komisioni po kërkon të lëvizë shpejt dhe planifikon të marrë mandatin për të përgatitur ndërhyrje në tregun e energjisë elektrike dhe të gazit në mbarë bllokun.

“Në radhë të parë Komisioni i BE-së propozon kursimin e energjisë. Në orët e pikut të konsumit të energjisë elektrike, në mëngjes dhe në mbrëmje, vendet anëtare të BE-së duhet të angazhohen në mënyrë të detyrueshme që të ulin konsumin e energjisë me 10 për qind. Shtetet anëtare të BE-së janë zotuar se do ta reduktojnë në dimër konsumin e gazit me 15 për qind, por vetëm mbi baza vullnetare.”

Më tej Komisioni i BE-së propozon aplikimin e një takse shtesë për kompanitë që prodhojnë energji elektrike me çmim të ulët nga dielli, era ose uji. Me të ardhurat nga kjo taksë synohet të subvencionohen faturat e energjisë elektrike për konsumatorët e varfër dhe firmat që nuk janë të gjendje të përballojnë çmimet e energjisë dhe të gazit.

Ursula von der Leyen deklaroi gjithashtu se kompanitë që kanë nxjerrë fitime jashtëzakonisht të larta gjatë muajve të fundit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit do te duhet të paguajnë një “taksë solidariteti”. Fjala është për një tatim mbi fitimin e tepërt për kompanitë e naftës dhe gazit.

Komisioni propozon edhe vendosjen e një cmimi tavan për gazin si dhe që kompanitë e furnizimit me energji të ndihmohen me kredi ose ndihma shtetërore, në mënyrë që të mos ketë valë falimentimesh të kompanive dhe probleme me bankat.Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published.