Categories
HOME

Kriza energjetike, Rama: Kush harxhon mbi 800 kwh do paguajë me çmimin e tregut

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat foli edhe për çmimin e energjisë elektrike.

Rama tha se konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritje e çmimit të energjisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë shtoi se kush familje harxhon më shumë se 800 kilovator do të paguaj energjinë me çmimin e tregut.

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,.

Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kË mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.