Categories
HOME

U sëmurë papritur, shqiptari humb jetën para syve të kolegëve në Itali, ishte baba i tre fëmijëve

Një 38-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën pasditen e djeshme në spitalin Santa Chiara të Trentos. Sokol Mazija pak orë më parë ishte goditur nga një sëmundje teksa ishte duke punuar në një kantier, ku ai u rrëzua papritur në tokë dhe kolegët e tij menjëherë dhanë alarmin.

Megjithëse u transportua direkt me helikopter në gjëndje shumë të rëndë drejt spitalit, për fat të keq 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe disa orë pasi mbërriti në Santa Chiara, zemra e tij ndaloi.

“Është një makth nga i cili nuk mund të zgjohemi. Tani prehu në paqe, diell. Të gjithëve do të na mungosh”.

Këto ishin fjalët e disa miqve të punëtorit 38-vjeçar Sokol Mazija, i cili jetonte në Vigolo Vattaro. Sokoli ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.