Categories
HOME

U lidh me këngëtarin shqiptar dhe lindi dje, kështu e ka quajtur vajzën Engjëll

Ish-konkurrentja e “Love Story”, Engjëll Lengo dhe këngëtari Vani Gjuzi janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Viktoria. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ish-konkurrentja e “Love Story” me anë të një fotografie të publikuar në Instastory, kur portretin e vogëlushes ka zgjedhur ta mbulojë me një emoji zemre.

Kujtojmë që Engjëll Lengo dhe Vani Gjuzi prej disa kohësh janë në lidhje së bashku dhe vazhdimisht zgjedhin të ndajnë me ndjekësit momente me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.