Categories
HOME

Rikthehen satelitët e Ramës, APP shpall kompaninë fituese për monitorimin: Kostoja 6 mln dollarë!

Edhe pse kryeministri Edi Rama i paralajmëroi se do të hidhen në atmosferë në muajin mars, pas 6 muajsh nuk ka asnjë shenjë të 2 satelitëve Albania 1 dhe 2.

Ndërkohë, Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kështu, fituese e këtij tenderi ka rezultuar amerikane “Satellogic USA” Inc. Dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë për tre vite këta satelitë.

Ndërkohë, po aty bëhet me dije se procedura është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, praktikë kjo që qeveria shqiptar e ka ndjekur edhe me vaksinat.

“Në rast se kompania nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidhë kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” – thuhet në njoftim.

“Satellogic USA” Inc. NC 28036, është me adresë në ShBA konkretisht: 210 Delburg Street, Davidson US dhe është e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës, e themeluar në vitin 2010 nga Emiliano Kargieman dhe Gerardo Richarte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.