Categories
HOME

HABl e madhe shumë!/ Gruja: Kam fjetur me 1500 burra, e bëj sepse këtë sepse jam mjeke popullore

Kjo grua ka kryer mar rë dh ënie me qindra meshkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera.

Por  54-vjeçarja, e quan  “peshkope”, një tip “mjeke popullore” që siç shprehet, “ia ka kushtuar jetën e saj çifteve që kanë pasur pro blem e në dhomën e gjumit”.

Ajo ka dhënë mësime dashurie për më shumë se 10 000 klientë brenda një harku kohor prej 23 vjetësh.

Edhe ndërsa ajo bën llogarinë, rezulton se ka kryer mar rëdh ën ie me 1 500 prej tyre dhe insiston në idenë se nuk ka asgjë të jas htë li gj shme në atë që ajo bën.

Categories
HOME

Shikoni si hapet toka dhe formohet gropa GJlGANDE përgjatë 500 metrash katrorë

Një gropë gjigante, sa thellësia e një ndërtese gjashtë-katëshe dhe gjatësia e dy fushave të futbollit është hapur në një fermë të Zelandës së Re.

Kanali ma siv u shfaq pas disa ditëve të reshjeve të mëdha pranë qytetit të Rotorujve të Veriut, duke riaktivizuar një sërë gropash të shka tërr ua ra dhe duke shka kt uar një plas aritj e prej 500 metrash përgjatë një linje të vetme.

Menaxheri i fermës Colin Tremain tha për RT, se ai u rr ëzua në gropë të hënën në mëngjes, duke menduar se ajo u hap shpejt pak kohë të dielën.

Categories
HOME

Kina miraton përdorimin e vaksinës Sinopharm

Autoritetet kineze miratuan me kusht përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, të zhvilluar nga prodhuesi shtetëror i ilaçeve, Sinopharm.

Kjo vjen një ditë pasi kompania ka thënë se të dhënat e deritashme tregojnë se vaksina është 79% efektive.

Disa vaksina kineze, që janë në fazën e fundit të testimit, janë tashmë në përdorim në Kinë, pasi u janë dhënë licencat urgjente.

Koronavirusi është shfaqur për herë të parë në qytetin qendror kinez, Vuhan, në dhjetor të vitit 2019.

Që atëherë, sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi, është përhapur në të gjithë botën, por Kina ka arritur t’i ulë nivelet e infektimit përmes masave të rrepta anti-virus.

Kërkimi për burimin e koronavirusit ka çuar në tensione midis Kinës dhe Perëndimit.

SHBA-ja dhe vende të tjera kanë ngritur pyetje nëse Kina ka qenë plotësisht transparente kur virusi është shfaqur për herë të parë atje.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 82 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.8 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 19.7 milionë të infektuar dhe mbi 342,000 viktima.Top Channel

Categories
HOME

Gjeta email e dashnores së burrit, u shokova nga ajo që mësova më pas

Një vajzë i ka shkruar psikologes së The Sun se ka zbuluar tradhëtinë e burrit dhe jetën e tij paralele, në të cilën ka 4 fëmijë. Ajo thotë se e do ende bashkëshortin dhe nuk di se si t’ja bëjë.

Sapo kam zbuluar se burri im ka pasur një jetë paralele për 15 vjet rresht, që ka lindur katër fëmijë me të dashurën e tij gjatë gjithë kohës që ne kemi qenë të martuar. Më shokoi kjo kur e mësova dhe nuk po di si ta marr veten. Mendova se çdo gjë shkonte mirë me ne.

Isha 31 vjeç dhe ai ishte 33 vjeç kur u martuam në një dasmë përrallë në Bahamas. Kemi një djalë që është 12 vjeç. Do të thoja se kemi qenë mjaft të lumtur gjatë këtyre viteve.

Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë dhe nuk mund ta imagjinoj pse ai do të kërkonte seks diku tjetër jashtë martesës. Më e keqja është se, me sa duket, ajo gjithnjë na ka njohur, mua dhe fëmijën tonë. Unë, nga ana tjetër, nuk e kisha idenë se ajo ekzistonte derisa kuptova rastësisht kur burri im la një email që kishte marrë prej saj, hapur.

Ai nuk mund të më jepte një shpjegim të qartë kur e pyeta, por mezi e mora vesh të vërtetën. Nuk mund t’i besoja veshëve për atë që po dëgjoja. Ai më ka mashtruar përgjatë gjithë jetës. Ndihem si një budallaqe që i kam besuar.

Ai thotë se nuk ka më ndienjë për gruan tjetër, por është i sigurt se nëse i jep fund takimeve me të, ajo do ta ndalojë të shohë fëmijët e tyre. Brengosem për fëmijët sepse janë të pafajshëm në gjithë këtë histori.

Ai thotë se fle në një dhomë tjetër kur e viziton nënë e 4 fëmijëve të tij dhe e sheh atë vetëm për hir të fëmijëve. Jam aq e hutuar dhe e zemëruar, por di që ende e dashuroj burrin tim. Përgjigja e DEIDRE: Ti dhe burri keni shumë biseda për të bërë. Nëse ai dëshiron të kthehet me ju, duhet të punojë për t’ju ndihmuar të keni besim tek ai.

Dhe nëse doni që ai të kthehet, duhet të jeni në gjendje të besoni se ai është i sinqertë me ju dhe nuk po e vazhdon më një jetë të dyfishtë.

Categories
HOME

Ftesë në 5/“Aman më lini të gjej burrë e të martohem”, këngëtarja ka një kërkesë për qeverinë

Këngëtarja Rovena Stefa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Intervista nisi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.

E Rovena nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata tek të ftuarit e tjerë.

“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo./Top Channel

Categories
HOME

Aktori shkodran bën parashikimin për vitin 2021: Do të ikë pandemia dhe qeveria

Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari e ka të qartë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021, ndërkohë që shprehet se është i lumtur që po ikën 2020.

Duke folur për ABC, Çinari shprehet se pret një vit më të mirë, gjatë të cilit do të ikë pandemia, por edhe qeveria.

“Shyqyr që iku ky vit. Jemi gëzuar i madh e i vogël. 2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria. Do të festojmë në familje. Kjo pandemia ka bërë edhe një gjë të mirë, ka bashkuar familjet“, u shpreh aktori shkodran.

Categories
HOME

17- vjeçarja lind në tualet, ajo që ndodhi më pas është e pabesueshme! (Foto)

17-vjeçare nga Stambolli ka lindur në tualetin e plazhit dhe më pas është larguar. Ajo e kishte fshehur shtatzëninë nga familja e saj për 7 muaj e gjysmë.

“Hurriyet”, e përditshmja turke ka shkruar se 17-vjeçarja G.K., e cila kishte shkuar në plazhin e Tekirdag së bashku me familjen, u kap nga dhimbje të mëdha dhe shkoi e vetme në tualetin e plazhit.

Pas vonesës së madhe, në tualet shkoi një tjetër anëtar i familjes, por vajza i kërkoi të largohej.

Aty e reja lindi një djalë, kërthizën e të cilit e preu vetë. Ajo e mbështolli të sapolindurin me peshqir dhe e la në një cep, për t’u kthyer te familja.

Kanë qenë një grua që ka lajmëruar policinë, pasi dëgjoj të qarën e foshnjës. 17-vjeçarja ndodhet në paraburgim, ndërsa fëmija i porsalindur është dërguar në spital dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Categories
HOME

A do të hyjmë në 2021 me dëborë? Njihuni me parashikimin dhe “surprizat” e motit

Sot pasdite (e enjte, dt. 31) dhe nesër (e premte, dt. 01.01) priten reshje të dobëta deri lokalisht të dobëta në të gjithë vendin.

Shumica e reshjeve priten sot pasdite.

Advertisements

Në veri dhe lindje të vendit, në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt. 01.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Advertisements

në bregdet: 7 / 13 °C

në vendet e ulëta: 2 / 13 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C

Categories
HOME

Nuk e njihni personin që keni në krahë nëse nuk i bëni këto 36 pyetje? Do t’ju bëjnë të dashuroheni në 45 minuta!

të përditshmen New York Times, vitin e shkuar, fitoi dashuria. Gazeta ka publikuar listën e artikujve më të lexuar dhe në vend të parë është një eksperiment i psikologut Arthur Aron. Shkencëtari ka bërë një listë me 36 pyetje për të rikrijuar, në rrethana laboratorike, kushtet për të ndërtuar një miqësi të fortë. Shumë njerëz e kanë provuar. Janë mbyllur me një të panjohur në një dhomë dhe kanë bërë listën e pyetjeve që po ju sjellim më poshtë. Me të mbaruar përgjigjet, duhet ta shihni tjetrin në sy për katër minuta. Kohëzgjatja e takimit duhet të jetë 45 minuta dhe…Bam! Ku i dihet?!

1. Kë do doje të kishe të ftuar për darkë, nëse mund të zgjidhje mes gjithë njerëzve në botë?

2. Do të pëlqente të ishe i/e famshëm? Pse?

3. A të ndodh të bësh prova se çfarë do të thuash përpara një telefonate?

4. Si është një ditë perfekte, sipas teje?

5. Kur është hera e fundit që ke kënduar për veten? Po për të tjerët?

6. Nëse do të kishe mundësinë të jetoje 90 vjet duke mbajtur mendjen ose trupin e një tridhjetëvjeçari, kë do zgjidhje mes të dyjave?

7. A ke ndonjë fantazi sekrete për mënyrën se si do të vdesësh?

8. Listo tre gjëra që ke të përbashkëta me partnerin

9. Për cilat gjëra të jetës ndihesh më fatlum?

10. Nëse do të mund të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, cila do ishte?

11. Merr 4 minuta dhe trego historinë e jetës tënde me sa më shumë detaje.

12. Nëse do të mund të zgjoheshe nesër me një cilësi o zakon të ri, cili do ishte?

13. Nëse do të mund të shihje të ardhmen në një sferë kristali, çfarë do doje të dije?

14. A ka një gjë që ëndërron ta bësh prej kohësh? Pse nuk e ke bërë?

15. Cili është rezultati më i mirë që ke pasur në jetë?

16. Cilat janë gjërat që kanë më tepër rëndësi për ty në një miqësi?

17. Cili është kujtimi yt më i bukur?

18. Cili është kujtimi yt më i keq?

19. Nëse do të mësoje se do të vdisje brenda një viti çfarë do ndryshoje nga jeta që je duke bërë? Pse?

20. Çdo të thotë miqësia për ty?

21. Ç ’rol kanë në jetën tënde dashuria dhe kujdesi?

22. Listoni 5 karakteristika pozitive të tjetrit

23. A ke marrëdhënie të ngushtë me familjen tënde? Mendon se fëmijëria jote ka qenë më e lumtur se mesatarja?

24. Ç ’marrëdhënie ke me mamanë?

25. Secili të thotë tre fjali ku të përdori “ne”.

26. Plotësoni fjalinë: “Do doja të kisha dike me të cilin/ën të ndaja…..”

27. Shpjegoi partnerit gjërat e rëndësishme për ty, ato që do duhet të dinte nëse do bëheshit miq.

28. Thuaji partnerit, me sinqeritet, se çfarë të pëlqen te ai/ajo.

29. Trego një ngjarje të sikletshme nga jeta jote.

30. Kur ishte hera e fundit që ke qarë përpara një njeriu? Po vetëm?

31. Tregoi partnerit diçka që të ka pëlqyer që tani te ai/ajo.

32. Cili është argumenti rreth të cilit ti nuk mund të bëje shaka?

33. Nëse do të vdisje sot, pa pasur mundësinë t’ia komunikosh askujt, për çfarë do të vinte keq që nuk arrite t’i thoje dikujt? Pse nuk ia ke thënë ende?

34. Shtëpia jote merr flakë me gjithçka kishte në të. Pasi ke shpëtuar njerëzit e dashur dhe kafshët, ke ende kohë për të marrë diçka të fundit. Cila do ishte? Pse?

35. Për vdekjen e cilit prej familjarëve do të ndiheshe më keq? Pse?

36. Fol për një problem tëndin dhe pyete partnerin si do të kishte vepruar nëse do të kishte qenë në vendin tënd?

Burimi: NYT

Categories
HOME

Nëna’ e vaksinës BioNTech jep lajmin e mirë: Ja kur do mund t’i rikthemi jetës normale

Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencëtaret më me ndikim në botë. Gjetjet e saj kanë qenë të dobishme për të bërë të mundur prodhimin e dy vaksinave kryesore, që mund të na nxjerrin nga kjo pandemi.

“Isha një fëmijë i lumtur. Babai im ishte kasap dhe më pëlqente ta shikoja duke punuar, të vëzhgoja kafshët, zemrat e kafshëve, mbase aty lindi thirrja ime shkencore”, thotë Katalin Kariko, nga shtëpia e saj në periferi të Filadelfias.

Pas studimeve për biologji në Hungari, Kariko shkoi në SHBA për të marrë doktoratën në vitin 1985, dhe nuk është kthyer më. Në vitet 1990, askush nuk e mbështeti idenë e Karikos: të zhvillonte terapi dhe vaksina të bazuara në molekulën e ARN-së. “Kam marrë një letër refuzimi pas tjetrës nga institucionet dhe kompanitë farmaceutike, kur u kërkova parà për të zhvilluar këtë ide”, shpjegon biokimistja, e lindur në Kisujszallas, rreth 100 kilometra nga Budapesti, 65 vjet më parë. Tani Moderna dhe BioNTech kanë marrë qindra-miliona euro për të zhvilluar vaksinat e tyre, që përdorin ARN mesazhere.

Ideja ishte e mirë, por nuk ishte në modë. Ata donin të përdornin një molekulë të brishtë dhe efemere për të kuruar sëmundjen, ose për të parandaluar infeksionet përgjithmonë. ARN është një molekulë që ka për detyrë të hyjë në bërthamën e qelizave tona, të lexojë ADN-në dhe të marrë “recetën”, për të prodhuar proteinat që na duhen. Kariko dëshironte të përdorte qelizat e pacientit për të bërë proteina, që do t’i kuronte duke injektuar një ARN të vogël mesazhere. “Tani të gjithë e kuptojnë, por atëherë jo”, thotë shkencëtarja. Në ato vite, triumfoi terapia e gjeneve, bazuar në modifikimin e përhershëm të ADN-së, për të korrigjuar sëmundjet. Kjo pikëpamje filloi të relativizohej kur u tregua se modifikimi i ADN-së mund të gjenerojë mutacione vdekjeprurëse dhe disa pacientë vdiqën në testet klinike.

Vaksinat e bazuara në ARN paraqisnin dy probleme. Nga njëra anë, nuk mund të bënin mjaftueshëm proteina. Nga ana tjetër, ARN mesazhere mund të gjenerojë një inflamacion të fortë, të shkaktuar nga sistemi imunitar. Në fillimin e viteve 2000, si studiuese në Universitetin e Pensilvanisë, Karikó vazhdoi të koleksionojë refuzime. Një ditë u takua me Drew Weissman, një shkencëtar i sapoardhur nga ekipi i Anthony Faucit. Weissman dëshironte të gjente vaksinën e AIDS-it dhe e mirëpriti Karikon, në laboratorin e tij për ta provuar me ARN mesazhere. Në vitin 2005, ata zbuluan se modifikimi i një shkronje të vetme në sekuencën gjenetike të ARN-së, e parandalonte shkaktimn e inflamacionit. Të dy shkencëtarët patentuan teknikat e tyre për krijimin e ARN-së së modifikuar, por Universiteti i Pensilvanisë vendosi t’i shiste ato te kompania Cellscript, për 300,000 dollarë.

Në vitin 2010, Moderna e sapokrijuar fitoi të drejtat e patentës së Kariko dhe Weissman. Brenda disa viteve, ajo mori qindra-miliona dollarë kapital privat, përfshirë 420 milion nga Astrazeneca. Kompania premtoi se do të jetë në gjendje të trajtojë sëmundjet infektive me ARN mesazhere. Një kompani tjetër e vogël gjermane, BioN-Tech, bleu disa patenta nga Kariko dhe Weissman për ARN e modifikuar, për të zhvilluar vaksinat e kancerit. Në vitin 2013, Kariko u punësua nga BioNTech, sot ajo është zëvendës presidente. Disa ditë më parë, Kariko dhe Weissman u takuan përsëri për të marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech. “Nuk më tremb”, thotë shkencëtarja. “Vaksina mbron vetëm 10 ditë pas dozës së parë, kur mbrojtja është 88.9%. Me dozën e dytë rritet në 95%. Ne morëm mostrën e gjakut nga të vaksinuarit në testet klinike dhe krijuam kopje të të gjitha varianteve ekzistuese të koronavirusit. Gjaku i këtyre pacientëve, i cili përmban antitrupa, ishte në gjendje të neutralizonte 20 variante të virusit”.

“Këto vaksina do të na nxjerrin nga pandemia. Në verë ndoshta do të jemi në gjendje të kthehemi në plazh, në jetën normale. Dhe me më shumë se 3,000 vdekje në ditë SHBA, nuk kam dyshim se njerëzit do të vaksinohen. Sidomos të moshuarit”, thotë ajo. Kariko e kupton që ka njerëz që kanë dyshime për këto vaksina, “sepse një vaksinë e bazuar në ARN nuk u miratua kurrë. Por prototipat e përdorur për më shumë se 10 vjet janë provuar se janë të sigurt. Ajo që ne përdorim ka të njëjtën përbërje si ajo që ju bëni, në qelizat tuaja ”, thekson ajo.

Disa javë më parë Derrick Rossi, një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Kariko refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!’”.

Marrë nga Bota.al