Categories
HOME

Me ulje temperaturash dhe reshje shiu, mësoni se çfarë moti na pret në muajin Dhjetor (Video)

Kjo e hënë riktheu vranësirat dhe shiun në disa zona të vendit gjatë paradites. Por sipas meteorologëve muaji dhjetor do të vijë me rritje të temperaturave të shoqëruar reshje përgjatë javës së parë.

“Kthjellime dhe vranësira të pakta sot dhe nesër, por mot i ftohtë, pasi temperaturat ulen deri në 5 apo 6 gradë nën zero. Por duke filluar nga mes java kemi rritje të temperaturave për pasojë edhe prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit”, u shpreh meteorologia Adiola Bani.

Sipas sinoptikanëve, java e parë e dhjetorit do të shoqërohet me erë dhe dëborë në zonat malore.

“Vetëm në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Presim gjithashtu forcim të parametrit të erës pas ditës së mërkurë duke sjellë det të trazuar.”

Temperaturat minimale do te luhaten nga -3, – 4°C mëngjesi deri 14°C pas mesditës.

class=”embed-youtube”>

Categories
HOME

Shtatorja e Skënderbeut/ Pas kritikave të shumta, ‘befason’ kryetari i komunës së Prizrenit: Është version origjinal i tij

Shtatoret e dy heronjve kombëtar Adem Jasharit dhe Skënderbeut, të vendosura në Prizren të Kosovës, kanë shkaktuar shumë debate ditët e fundit.

Përdoruesit e rrjeteve sociale por edhe kritikë arti, I kanë cilësuar ato me standard tepër të ulëta, duke shtuar se është tjetërsuar figura origjinale e tyre. Në lidhje me këto dinamika, reagoi në studion e emisionit “Open”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai tha se nuk mban përgjegjësi për statujën e Adem Jasharit, pasi ajo është vendosur në një biznes privat, ndërsa për statujën e Skënderbeut, ai tha se është vendosur nga një donacion i diasporës.

Haskuka theksoi se krijuesi i shtatores së Skënderbeut, i ka transmetuar se ai është paraqitur në një moshë të re dhe jo në moshë pak më të thyer siç jemi mësuar ta shohim. Ai tha më tej se monumenti i realizuar është ai origjinali dhe jo kopje.

“(Shtatorja e Adem Jasharit) Ajo është vendosur nga një biznes privat dhe ne nuk kemi pasur dijeni. Për Skënderbeun Komuna e Prizrenit ka kaluar një kërkesë të një fushate nga diaspora, ne kemi siguruar vendin, piedestalin dhe maketën. Adem Jasharin nuk e kam parë dhe nuk kam pasur dijeni. Skënderbeu është një punim origjinal, ndryshe, nga autorët dhe shoqata jam informuar se është një version i versionit të ri, e jo siç e kemi parë tek të tjerët që është i moshuar. Tek monumenti që kam parë në rrjete sociale për Adem Jasharin ka probleme në proporcione, por prapë se prapë janë shprehje artistike që ata mund të shprehen. Në aspektin e artit dhe të shtatoreve nuk kam dijeni.

Ajo e Skënderbeut është origjinale dhe jo kopje. Njëtrajtësimi dhe shprehja e vetëm një figure e Skënderbeut nuk është diçka që të gjithë duhet të bëjnë. Ka interpretime të ndryshme për Skënderbeun. Nuk pajtohem, sepse skulptura në fjalë nuk është në atë nivel, por unë kam parë në media sociale që janë disa deformime, nëpërmjet programeve kompjuterike. Unë e kam parë fotografi të tilla që qarkullojnë në rrjete. Këto janë për të krijuar debat. Edhe unë kam mendime kritike por në përgjithësi nuk është ashtu siç është paraqitur në media. Është shprehja e artistit dhe ne jemi falenderues për atë që kanë bërë”, tha Haskuka.

Categories
HOME

Thjesht do të mbeteni pa fjalë, njihuni me studimin që tregon se në cilën moshë PIQEN meshkujt

Studime kanë treguar se meshkujt piqen më vonë se femrat.

Por, mund të kemi njohur meshkuj shumë të rinj në moshë, por që kanë qenë të pjekur, por edhe nga ata që janë në moshë dhe janë të ngjashëm me fëmijët në mendimet dhe veprimet e tyre.

Pjekuria nuk është gjithmonë e lidhur me moshën, por ka studime që tregojnë moshën mesatare se kur piqen në të vërtetë meshkujt.

Sipas një studimi të Nickelodeon, thuhet se meshkujt arrijnë “të piqen” rreth moshës 43 vjeçare, kurse femrat mesatarisht në moshën 32 vjeçare. Kjo është një diferencë tepër e madhe midis të dyja gjinive, plot 11 vite.

Po ashtu, studimi ka treguar se afërsisht 8 nga 10 femra kanë pranuar se bashkëshortët e tyre pavarësisht se janë në një moshë të rritur, prapë nuk kanë treguar maturi në veprimet e tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër meshkujt shprehen se janë shumë të zgjuar dhe të matur, por studimi nuk e tregoi këtë.

Categories
HOME

“Na lini të qetë”/ Hapja e Covid 4, Skënder Brataj thirrje publike: Të punojmë, pa presione

Mbrëmjen e sotme është hapur spitali Covid 4 me 100 shtretër, duke pritur dhe pacientët e parë.

Sakaq, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkoi që ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë të mos ushtrohet presion, por të lejohen që të bëjnë punën të qetë.

“Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të na lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha ai.

Ndërkohë Manastirliu e quajti një përmbushje të një pune të madhe e intensive, si pjesë e strategjisë për luftën ndaj Covid-19.

“Ia dolëm sot ta hapnim pas një pune të madhe intensive në këto ditët e fundit.
Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e një spitali të katërt COVID. Kjo është një sfidë për të gjithë ne. Janë 100 shtretër që ka ky spital, i cili gjendet në një largësi të caktuar dhe ndaj ka kërkuar një punë më të madhe. 24 orët e fundit kanë qenë intensive. Shumë faleminderit gjithë ekipit mjekësor”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Categories
HOME

“Vendimi më i vështirë”/ Për herë të parë, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon arsyen e divorcit

Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo është shprehur se ka tre vite që është ndarë dhe se ka gjenë përiudha më e vështirë për të sepse në mes ishte dhe djali i tyre.

Ardit Gjebrea: Si e more vendimin për të bërë divorcin?
Jonida Maliqi: Ishte shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë që edhe se me ish-bashkëshortin tim ka kaluar gjysmën e jetës sime, 17 vjet dhe jam divorcuar në moshën 34-vjeçare. Kanë kaluar tashmë 3 vite.

Ardit Gjebrea: Ke qenë 17 vjeç kur e njohe, apo jo?

Jonida Maliqi: Po shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime.
Ardit Gjebrea: E morët bashkë?

Jonida Maliqi: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Si ia dole se ishte dhe djali?

Jonida Maliqi: Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin. Duke jetuar me një standart shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standart.

Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shuëm e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime.

Ardit Gjebrea: Ishte dashuria e parë?

Jonida Maliqi: Sigurisht! Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri që ndoshta kur ti arrin një pjekuri fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua.

Ardit Gjebrea: Është më mirë kur i peshon gjërat, apo me zemër?

Jonida Maliqi: Unë mendoj se është kur gjen balancën sepse nuk mund t’i peshosh kursesi.

Categories
HOME

Horoskopi ditor për SOT e Martë 1 Dhjetor 2020

Dashi

Nesër me ndihmën e rrjetit tuaj të fuqishëm mund të implementoni planet e biznesit. Do të përdorni dijet tuaja për të marrë përfitime. Gjithashtu do të keni harmoni në jetën tuaj personale. Do të ketë bashkëpunim të mirë mes jush dhe partnerit.

Demi

Nesër do të besoni më shumë, madje mund të planifikoni të shkoni në ndonjë vend fetar për të gjetur paqen e mendjes. Do të dhuroni për bamirësi ose për ndonjë vend shpirtëror. Njerëzit që ju rrethojnë mund t’iu kërkojnë ndihmë për sa i përket financave ose mbështetjes morale. Do të shijoni çdo moment me pak durim.

Binjakët

Nesër mund të ndiheni të mërzitur. Do të ishte mirë që të kontrolloni temperamentin. Fokusi juaj është testuar disa herë dhe duhet të fokusoheni drejt qëllimeve tuaj. Mos investoni në gjëra të pavlera.

Gaforrja

Nesër ju ka bekuar Hëna. Mund të bëni plane të reja sa i përket biznesit. Mund të rimerrni disa para që i keni dhënë borxh. Gjatë mbrëmjes mund të ndiheni pak të stresuar, çka do iu ndikojë tek gjumi.

Luani

Nesër keni kontroll mbi kundërshtarët dhe armiqtë e fshehur. Vendimet për çështjet ligjore mund të ndikojnë në favorin tuaj. Do të keni përgjegjësi të reja pasi mund të rriteni në detyrë. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak sot.

Virgjëresha

Nesër do të jeni të lumtur. Do të blini gjëra kreative çka do ju përmirësojë stilin e jetesës. Gjithashtu mund të shpenzoni për miqtë dhe pjesëtarët e familjes. Do të investoni në pasuri të paluajtshme. Beqarët mund të kenë fat nesër.

Peshorja

Nesër do të kërkoni të gjeni paqen e mendjes. Shmangni investimet në pronat dhe asete të tjera. Do të keni disa momente të lumtura në jetën personale dhe këshillohet që të mos silleni arrogantë me partnerët.

Akrepi

Nesër fati është me ju. Do të jeni energjikë dhe të fokusuar në punën tuaj. Për këtë arsye puna e madhe do të përkthehet në sukses. Mund të nisni një udhëtim të shkurtër.

Shigjetari

Nesër do të jeni në gjendje të kurseni. Mund të jeni më kreativë dhe këtë do ta përdorni në zyrë ose shtëpi. Të sapodashuruarit do të marrin mbështetje nga familjarët dhe miqtë për një martesë.

Bricjapi

Situatat e ndërlikuara janë nën kontroll. Mund të gjeni paqen e mendjes. Do të shmangni shpenzimet e kota dhe kjo gjë do ju rrisë kursimet. Këshilloheni që të mos udhëtoni dhe të mos punoni shumë sepse mund të ndikojë tek shëndeti.

Ujori

Nesër mund të përballeni me probleme të shëndetit prandaj mund të ndiheni pak të paduruar. Kontrolloni temperamentin. Do të shpenzoni para në gjera të pavlera.

Peshqit

E marta është ditë e mirë për ju. Në biznes do të gjeni klientë të rinj dhe kjo do të thotë më shumë para. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak. Të martuarit duhet të mos u fshehin asgjë partnerëve përndryshe kjo do të krijojë një hapësirë boshe në marrëdhënien e tyre. Ata që po kërkojnë një punë më në fund do ta gjejnë.

Categories
HOME

Sinjale të mira vijnë edhe nga Greqia, bie numri i vik timave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Kurba e vdekjeve nga Covid-19 në Greqia ka nisur rënien.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj, që informon për 1.044 raste të reja në 24 orët e fundit si dhe 85 viktima.

Një ditë më parë u raportua për 98 viktima. Numri i përgjithshëm i rasteve është 105.271.

Ndërkohë që 600 pacientë po trajtohen të intubuar, 581 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 2406 vdekje.

Categories
HOME

E FUNDIT/ Situata e rënduar nga koronavirusi, hapet spitali COVID-4, ja sa shtretër ka

Sot është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që e ka bërë me dije lajmin ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit.
Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve dhe plotësimit të kapaciteteve në spitalet e para covid.

100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve.
Ky është një tjetër hap drejt rritjes se kapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve”, tha ministrja.

Categories
HOME

‘Jo si halabakët që je mësuar ti’, konkurrenti nuk ia përton aspak bukuroshes: Unë me femrat…(Video)

Takimi mes Mevlanit dhe Sindit, u komentua gjerësisht në studion e “Për’Puthen”.

Ana Kauri akuzoi Mevlanin si të “shtirur”, pasi ka prezantuar të njëjtën sjellje në takimet me vajzat. Mevlani sqaroi se ai është i kulturuar dhe nuk e ka problem që ndaj një femre të kërkojë ndjesë, duke shtuar se ai nuk është “halabak”.
Ana Kauri: Je i shtirur.

Mevlani: Unë me femrat ashtu kam qenë dhe në jetë reale.

Ana Kauri: Ti për dy javë je i afrueshëm dhe më pas thua për Sindin që më pëlqen ti.
Mevlani: Kur shihni këto gjëra ju duket habi, sepse jeni mësuar me halabakë dhe kur shihni një person që tregon kulturë ndaj një femre iu duket habi.

Categories
HOME

Pacientja rumune shkonte në plazh me plagën akoma të hapur, në vend që të mjekohej te klinika KEIT

Kohët e fundit, klinika KEIT ka qenë pre e disa raportimeve nga një portal online. Megjithëse kjo kompani është themeluar që para 10 vitesh nga Dr. Skerdi, për herë të parë në një portal online shqiptar dhe në rrjete sociale, janë paraqitur disa shkrime me pasaktësi e jo të plota nga portali në fjalë. Ky portal ka publikuar rastin e një qytetareje rumune, e cila kishte shkuar në klinikën KEIT për të bërë zmadhimin e gjoksit.

Pas operacionit, gjoksi ishte infektuar prandaj pacientja denoncoi rastin, duke akuzuar klinikën për situatën e krijuar.

Klinika KEIT ka reaguar rreth këtyre shkrimeve, duke paraqitur me fakte se e kanë bërë punën me përkushtim dhe profesionalizëm. Mjekët e klinikës kanë qenë çdo ditë në kontakt me pacienten dhe janë treguar shumë të kujdesshëm, duke respektuar të gjitha protokollet mjekësore pas ndërhyrjes, por pacientja nuk është treguar aspak e përgjegjshme me zbatimin e këshillave dhe jo bashkëpunuese. Pas operacionit ajo është larguar për 8 ditë rresht në plazh, pa aprovimin e mjekëve.

Më poshtë do të lexoni reagmin e plotë të klinikës dhe bisedat e kryera gjatë muajve të fundit midis pacientes dhe mjekëve të klinikës.

Reagimi i plotë:

Fillimisht dua t’ju informoj që në Klinikën KEIT sallat e operacionit, reparti e të gjitha ambientet janë të ndërtuara dhe është investuar duke respektuar të gjitha standardet më të larta Europiane për të garantuar maksimalisht sterilitetin, higjenën, jetën e shëndetin e pacientit. Po ashtu, gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale respektohen në maksimum të gjitha procedurat sterile dhe rregullat higjenike për të evituar infeksionet me origjinë intra-spitalore.

Sidoqoftë, në këtë profesion, janë shumë të rëndësishëm bashkëpunimi, ndërgjegjshmëria, kujdesi dhe respektimi i protokolleve mjekësore, mbi të gjitha nga ana e pacientit, për të arritur një rezultat optimal, duke reduktuar në maksimum rrezikun e komplikimeve. Sipas literaturës shkencore në nivel ndërkombëtar, rreziku për infeksione të plagës kirurgjikale varion nga 0.5 deri në 5% të operacioneve dhe të gjitha këto informacione janë të shprehura qartë në konsensusin e informuar dhe kontratat, që si çdo pacient, edhe pacientja nga Rumania me banim në Londër ka lexuar e firmosur në gjuhën angleze.

Po ju analizojmë me fakte, si ka qenë realisht situata dhe na vjen keq që është deformuar çdo ngjarje, duke mos treguar aspak të vërtetën. Punojmë me përkushtim dhe seriozitet dhe kujdesemi maksimalisht për çdo pacient, sidomos në rastet e rralla kur shfaqen komplikacione pas ndërhyrjes. Pra, më tej thuhet po ashtu se vetë pacientja nuk është treguar aspak e përgjegjshme me zbatimin e këshillave dhe jo bashkëpunuese.

Pacientja në fjalë ka bërë ndërhyrjen e zmadhimit të gjoksit me 6 korrik të vitit 2020 pranë klinikës KEIT, me një nga kirurget italianë të specializuar për zmadhimin e gjoksit. Para ndërhyrjes, pacientja sëbashku me partnerin e saj, na kanë paraqitur si kërkesë që gjoksin ta bënte një numër shumë më të madh se ai që i vendosi kirurgu. Sigurisht që nuk e kemi pranuar këtë kërkesë, pasi në radhë të parë vendosim sigurinë e shëndetit të pacientit dhe kemi sugjeruar proteza më të vogla.

Me insistimin e vazhdueshëm të pacientes, kirurgu është detyruar të vendosë proteza më të mëdha se ato që do të pershtateshin më mirë për trupin e saj dhe i kemi shpjeguar me hollësi që do të kishte rrezik më të madh që të mos mbyllej plaga si normalisht. Ndërhyrja ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka patur asnjë komplikacion gjatë apo direkt pas saj. Tre ditë pas operacionit pacientja ka filluar me kryerjen e mjekimeve.

Sipas skedës së mjekimeve (fotot janë bashkëngjitur me artikullin) pacientja ka kryer mjekimin e parë me datë 9 korrik, mjekimin e dytë e ka kryer një ditë me vonesë me datë 11 korrik, mjekimin e tretë e ka kryer një ditë me vonesë me datë 14 korrik, mjekimin e katërt me datë 16 korrik, mjekimin e pestë e ka kryer me datë 17 korrik, mjekimin e gjashtë me datë 18 korrik dhe me pas nuk është paraqitur për mjekimet e rradhës deri më datë 26 korrik. Ajo është larguar pa dijeninë e mjekëve dhe kirurgëve me pushime dhe megjithë insinstimin e staffit te KEIT, nuk është paraqitur në klinikë për 8 ditë rresht.

Bashkëngjitur do të gjeni bisedat e pacientes me koordinatoren e klinikës, ku e vërtetojnë këtë fakt. Gjithashtu, në faqen e saj në Tik Tok janë edhe dy video në plazh, në Drimadhës. Videot janë publikuar në 20 dhe 23 korrik, në datat kur ajo duhej të paraqitej në klinikë, për të mbyllur pjesën tjetër të mjekimeve. Gjatë kësaj kohë e kemi kontaktuar disa herë të vijë në klinikë, por ajo nuk ka pranuar dhe na ka shkruar që mjekimet po i vazhdon në një spital të vogël në Himarë. Pasi është kthyer nga pushimet ka rifilluar sërish të kryejë mjekimet, deri më datë 31 korrik, tashmë me plagën të përkeqësuar nga ekspozimi në Diell dhe në ujin e detit.

Me sugjerimin e kirugut, më datë 2 gusht 2020 është bërë revizioni i plagës, pasi gjatë kohës që pacientja ka qenë me pushime plaga ishte infektuar. Mjekimet pas kësaj procedure nuk i ka mbyllur të gjitha në KEIT dhe pas datës 8 gusht është larguar në Angli, duke na thënë që do i vazhdojë vetë edhe pse e kemi këshilluar të qëndrojë dhe t’i kryejë në klinikë. Gjatë kohës që ka qenë në Angli, i kemi kërkuar te ndjekim rregullisht, çdo ditë, ecurinë e shërimit të plagës nëpërmjet fotove dhe videove. Pacientja nuk është treguar çdo ditë korrekte me dërgimin e këtyre informacioneve dhe me marrjen në kohë të mjekimeve me justifikime të ndryshme si: “Farmacitë nuk janë hapur”, “nuk e gjej dot këtë ilaç në Angli”, “sot harrova” dhe shumë të tjera të cilat do t’i lexoni te bisedat me foto. Plaga e gjoksit të djathtë mbyllej me vështërsi për arsye të pakuptueshme, ndërsa gjoksi i majtë ishte shëruar totalisht.

Me insistimin e kirurgut dhe mjekëve, në datë 7 shtator pacientja ka ardhur në klinikë, nga Londra, për rikontroll. Për të përshpejtuar mbylljen e plagëve, i kemi vendosur pajisjen e VAC dhe kemi insistuar që të qëndronte pushim në Tiranë, derisa plaga të mbyllej totalisht. Gjatë kësaj kohe, pacientja është paraqitur tre herë në klinikë për rikontroll, me datë 8, 11 dhe 22 shtator. Pacientja vendosi pa pëlqimin tonë të largohej për në Angli më datë 23 shtator dhe për një farë periudhe plaga dukej se po mbyllej totalisht.

Pasi shkëputi komunikimet me ne dhe na dërgonte foto apo video vetëm me insistimin tonë, në datë 2 tetor na njofton se gjoksi ishte i enjtur dhe nga një zonë e vogël e plagës po rridhte një lëng transparent. I kemi këshilluar urgjent të nisë mjekimet me antibiotikë enovenozë e barna të tjera. Mjekja e ka ndjekur çdo ditë duke i kërkuar foto e video dhe duke e këshilluar si duhet t’i kryejë mjekimet. Me datë 25 tetor, ka bërë një tatuazh i cili edhe ai është infektuar e na ka dërguar edhe fotot.

Ndërkohë ka vazhduar edhe me mjekimet për gjoksin. Me datë 12 nëntor na ka njoftuar që gjoksi ka pasur rrjedhje një natë më parë, por atë ditë kishte ndaluar. Nga kirurgu i është kërkuar të kryejë një EKO, por pacientja dhe partneri i saj janë shprehur që nuk kanë ku ta bëjnë. Me datë 14 nëntor na ka njoftuar që ndihet mirë dhe do shkojë në Rumani. Me sugjerimin e kirurgut, i kemi këshilluar të vijë urgjent në Tiranë që të bënim vizitën, egzaminimet e nevojshme, EKO dhe eventualisht të hiqnim protezën me shpenzimet tona. Pacientja refuzoi gjithçka dhe u drejtua në Rumani ku kreu operacionin e heqjes së protezave.

Mjekët e klinikës kanë qenë çdo ditë në kontakt me pacienten, ndryshe nga ajo që janë komunikuar në media të ndryshme, portale. E kemi këshilluar çdo ditë të marrë mjekimet e duhura dhe t’i kryejë ato rregullisht. Jemi treguar shumë të kujdesshëm, duke respektuar të gjitha protokollet mjekësore pas ndërhyrjes, por pacientja nuk është treguar aspak e përgjegjshme me zbatimin e këshillave dhe jo bashkëpunuese.