Categories
HOME

Varfëria ndryshon strukturën e trurit të fëmijës, studimi e konfirmon

Një analizë e fundit afatgjatë e trurit të adoleshentëve në SHBA sugjeron se statusi socio-ekonomik i familjes së një fëmije luan rol parësor në zhvillimin e zonave të rëndësishme të trurit, përgjegjëse për të mësuarit, gjuhën dhe zhvillimin emocional.

Studimi llogariste raportin mes arsimit dhe të ardhurave të prindërve, dhe zhvillimit konjitiv të fëmijës, duke studiuar rreth 600 individë në mënyrë periodike nga moshat e vogla deri në 25 vjeç.

Studiuesit besojnë se dhe jeta parashkollore është një periudhë e rëndësishme për lidhjen mes statusin socio-ekonomik dhe organizimit të trurit, që reflektohet në raportin mes lëndës totale gri të trurit, dhe lëndës së bardhë.

“Ne zbuluan lidhje pozitive mes volumit total të trurit, shtresave kortikale dhe katër struktura të veçanta nënkontrikale”, shkruanin autorët në raport, duke shtuar se zonat e trurit përgjegjëse për zhvillimin emocional, të mësuarit dhe aftësitë gjuhësore ishin më komplekse te fëmijët prindërit e të cilëve ishin më të arsimuar dhe kishin karriera profesionale.

“Zhvillimi i hershëm i trurit ndodh sipas mjedisit dhe eksperiencave të çdo fëmije, të cilat ndryshojnë respektivisht sipas kontekstit socio-ekonomik të familjes së tyre”, shkruajnë autorët. Ato ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijës, zhvillimin konjitiv dhe arritjet akademike.

Studimi thekson se statusi socioekonomik i një fëmije influencon mjedisin fizik dhe psikosocial të tyre.

“Lidhja mes statusit dhe zhvillimit konjitiv të fëmijës është vetëm një nga ndërveprimet mes fëmijës dhe mjedisit, anatomisë e njohjes”, shkruajnë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.