Categories
HOME

Tragjike! Ndahet nga jeta në moshë të re operatori i njohur shqiptar, baba i 5 fëmijëve

Një ngjarje e trishtë ka hidhëruar ditën e sotme median shqiptare, pasi operatori i televizionit Klan Plus, Alket Metko ka ndërruar jetë.

Metko ka ndërruar jetë pasi prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Operatori ishte një person shumë i dashur për kolegët dhe miqtë e tij. Ai prej vitesh ishte pjesë e medias shqiptare, por së fundmi punonte në televizionin Klan Plus.

Metko ka lënë pas 5 fëmijë, bashkëshorten dhe prindërit e tij.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije gazetari i njohur Mentor Kika, i cili është shprehur se sot është një ditë zie, pas humbjes së kolegut.
Pas lajmit reagimet kanë qenë të shumta, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes

“Lamtumirë miku dhe kolegu ynë! Sot për ne në Klan Plus është një dite zie. Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij. Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhimbjen tonë me atë të familjes së tij. Lamtumirë Alket!

P.s: Në foto, Alketi gjatë filmimit në një protetse, ku edhe është goditur,” shkruan gazetari në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.