Categories
HOME

‘Ti je ndryshe nga ne të gjithë’, i ati përlot Arbana Osmanin me fjalët më të ndjera

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata finale e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Stafi surprizoi moderatoren Arbana Osmani, duke i sjellë të atin në studio.

Moderatorja dhe babai, zoti Demir Osmani ishin për herë të parë së bashku në një studio televizive. Ai u shpreh se është shumë krenar për të bijën pasi është kthyer në model për të gjithë.

“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse je bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty”, tha zoti Demir, duke përlotur të bijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.