Categories
HOME

Noizy merr vendimin e papritur: Do iki nga Shqipëria të shkoj të marr atë që kam lënë pas/ Ja ku do shkojë

Reperi i njohur shqiptar Noizy, në kulmin e karrierës së vet ka bërë një postim të mistershëm në rrjete sociale.

Ai shkruan se do të rikthehet në Britaninë e Madhe për të marrë atë që ka lënë pas, por pa shpjeguar asgjë më shumë.

“Prisni vetëm sa të rikthehem në Britaninë e Madhe të marr atë që kam lënë pas”- shkruan këngëtari.

Ndonëse ai nuk ka treguar asnjë detaj më tepër, të gjitha sinjalet na çojnë te vajza e tij , Leandra, e cila tashmë është 13 vjeçe.

Leandra jeton në Britani me të ëmën, që pasi reperi është ndarë nga ish-bashkëshortja.

Reperi më herët ka bërë dedikime speciale për të bijën, të cilës i ka kushtuar dhe një këngë të quajtur “Noku Vogël”.

Nuk dihet nëse Leandra do të vijë të jetojë me të në Shqipëri, apo nëse ky postim i reperit lidhet me diçka tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.