Categories
HOME

Receta e gjalpit fantastik, ju duhet ti shtoni kete perberes dhe nuk keni perse harxhoni para neper supermarkete

Gjalpi që shitet në dyqan bëhet nga qumështi i paste.rizuar. Por, nëse ju e bëni vetë gjalpin tuaj organik, do të merrni një produkt 100% të shëndetshëm, plot me vitamina dhe minerale.

Gjalpi është i pasur me vitaminë A, e cila ju duhet për shëndetin e syve, indeve, membranave, dhëmbëve dhe lëkurës.

Vitamina A është pjesë e transkriptimit të gjeneve.

Receta e gjalpit organik

Përbërësit:

2 filxhanë me pana organike (450 ml)

1 lugë çaji kripë deti

Përgatitja:

Punojeni panën organike duke përdorur një mikser ushqimor për 10 minuta. Ajo do të ndahet në dy komponentë kryesore – gjalpin dhe dhallën. Kullojeni dhallën me një kullesë. Shpëlani gjalpin me ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Bëjeni këtë derisa uji të bëhet më i qartë.

Shtrydheni gjalpin në mënyrë që të hiqni çdo pjesë të lëngshme. Me një lugë druri, transferojeni gjalpin në një kavanoz dhe ruajeni atë në frigorifer. Mund ta përdorni brenda dy muajve

Leave a Reply

Your email address will not be published.