Categories
HOME

Nuk po i’a arrini dot qellimit te prgatisni petulla te fryra dhe me plote shije? Ja receta dhe menyra e pregatitjes per petulla fantastike

Kjo që po ju sugjerojmë është një recetë e thjeshtë, dhe mënyra e përgatitjes bën që petullat të dalin fantastike dhe shija e tyre e përsosur.

Udhëzimet se si të përgatisni lehtë dhe shpejt petulla të fryra.

Petulla të Fryra : 400 gr miell, 300 ml ujë, 20 gr maja të thatë, 2 kokrra vezë, Një lugë uthull molle, Kripë.

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të vogël të tretni majanë me pak ujë të vakët.

Në një tas të madh shtoni miellin, hapni një gropëz në mes, shtoni aty vezët e rrahura, kripën, shtoni uthullën e mollës.

Punoni brumin duke shtuar ngadalë ujin derisa i gjithë mielli të krijohet në formën e një brumi pak më të trashë se ai i krepave.

Uthulla e mollës do ndihmojë që petullat të mos thithin shumë vaj.

Lëreni brumit të pushojë përreth 30 minuta, më pas ngrohni tiganin me vaj dhe sapo vaji të jetë gati nisni të skuqni petullat në madhësinë që preferoni

Leave a Reply

Your email address will not be published.