Categories
HOME

Marina greke i tregon “muskujt” Turqisë, fundos me silur dhe predha anijen luftarake

Mediat greke kanë publikuar pamje nga stërvitja e ushtrisë greke në ishujt Karpathos, në jug-perëndim të Rodosit dhe në Egje.

Pamjet nga stërvitja ishin si një kundërpërgjigje që Greqia bën ndaj Turqisë. Në të morën pjesë tre krahët e saj, siç janë marina, forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë.

Në këtë proces forcat greke fundosen edhe një anije të vjetër të ushtrisë pasi e qëlluan me me silurë prej nëndetëseve si edhe me predha të anijeve luftarake.

Kjo stërvitje po kryhet si pasojë e tensionit mes dy shteteve kur Greqia ka deklaruar se do djegë këdo që tenton të shkelë në tokën e tyre.

Është shumë e qartë se ky është një kërcënim i drejtpërdrejt ndaj Turqisë pasi u zbulua së fundmi edhe plani i tyre për pushtimin e Greqisë i hartuar në 2014-ën.

Të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor.

Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.