Categories
HOME

E mërkurë e zezë, ja sa jetë mori koronavirusi sot në Shqipëri

Pas vd ekjes së një 34- vjeçareje nga Qukësi i Librazhdit, e cila është vik tima në moshë më të re nga Covid-19 në Shqipëri, një tjetër person humbi jetën sot.

Raportohet se një 90- vjeçar nga Tirana ka humbur jetën tek spitali infektiv. Ai ka pasur disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza, hipertension.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë“, njoftoi më herët ministria për viktimën 34- vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.