Categories
HOME

Keni probleme me tensionin ? Atëherë ky është produkti ideal që duhet konsumuar në mëngjes

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gja kut.

Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.

Ky vakt përcakton funksionimin mirë të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.

Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gja kut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme.

Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gja kun dhe shëndetin e zemrës.

1.Tërshëra

Tërshëra është shumë e pasur me fibra e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrave.

Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

2.Kosi

Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gja kut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Të dhënat këshillojnë konsumiminn e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.

3.Frutat

Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibra, minerale dhe vitamina.

Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gja kut.

4.Farat

Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta nëse konsumohen rregullisht.

Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.