Categories
HOME

Drama e përditshme e 8 fëmijëve shqiptarë: Bëjmë dy orë rrugë në këmbë, ose presim të na marrin makinat e rastit

Zonat e thella rurale thuajse janë lënë në harresë nga qeveria dhe organet e pushtetit vendor.

Mungesa e transportit në fshatrat e thellë vijon të mbetet një nga problemet me të mëdha me të cilat përballen fëmijët që jetojnë në këto zona.

I tillë është edhe rasti i tetë fëmijëve nga lagjja Kodra e Kukësit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën për të shkuar në shkollë.

Fëmijët e vegjël nga kopshti deri në klasën e pestë, jo vetëm që duhet të sfidojnë kushtet atmosferike për të shkuar në shkollën e Kloskatundit, e cila është rreth 2 orë larg, por duhet të hipin edhe në automjet të rastit, nëse ato ndalojnë për t’i marrë.

Në këtë mënyrë, të miturve iu rrezikohet seriozisht jeta, pasi mund të hasin edhe persona me qëllime të këqija.

Fëmijët u shprehën për “Fax News” se kur nuk gjejnë makina, detyrohen edhe të ecin në këmbë, ndërsa ka ditë që kur bie shi, nuk shkojnë në shkollë.

Ata thanë:

Dimrit ka raste që rrimë në shtëpi, ka dy orë rrugë, kur është shi mungojmë ndonjëherë, nuk ka mjet transporti për të na dërguar dhe kthyer në shtëpi, e kemi 2 orë në këmbë. Ndonjëherë ecim dhe në këmbë.”
Ndonjëherë fëmijët merren nga linjat e rastit të transportit rural, ndërkohë që pas mësimit, mësuesit kujdesen që t’i ndihmojnë për kthimin e tyre në banesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.