Categories
HOME

Ndryshon plani për hapjen e transportit publik : Nuk mund të rifillojmë shërbimin përsa kohë nuk është

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik ka reaguar pas njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, për heqjen e të gjitha kufizimeve për transportin publik.

Transporti Publik përgënjeshtron Ministren e Shëndetësisë dhe refuzon të rinisë punën për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

“Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjeshtrojmë Ministren e Shëndetësisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si financiare ashtu edhe ligjore”, thuhet në njoftimin e Unionit të Operatorëve të Transportit Publik,

Leave a Reply

Your email address will not be published.