Categories
HOME

‘Gjithë kohës tund byçën’, vogëlushja vë në siklet Ronela Hajatin në mes të emisionit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Panit”. Gjatë intervistës, ajo u vu në siklet nga vogëlushja Emel.

“Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund byçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mua?”, i tha vogëlushja këngëtares.

Ronela e këshilloi që të mos marrë shembull nga ajo, së paku deri sa të rritet. “Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtetmi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duht të shikoni ju”, u shpreh Ronela.

Leave a Reply

Your email address will not be published.