Categories
HOME

Të jesh një nënë beqare nuk do të thotë të jesh vetëm:fëmija juaj është dashuria e jetës suaj

Të jesh nënë nuk është detyrë e leht,por të jesh nënë beqare është një sfidë e vërtet.Unë  mendoj se nuk ka asnjë grua më të guximshme se sa një nënë e vetme.Anjëherë nuk kam menduar të bëhem një nënë e beqare në një moshë të re,por është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë në jetëm time.Faleminderit që më dhurove princin tim,besimin tim,dashurinë më të madhe dhe të përjetshme.Gjate kësaj kohe të bërit nënë kam mësuar më të vërtet më shumë gjatë kësaj periudhe se sa gjatë gjithë jetës sime.

Të jesh një nënë beqare është të bëhesh një grua e pjekur,e guximshme,luftëtare,e aftë për gjithcka.Sigurisht,ka momente të errëta,të mbushura me trishtim,zemërim,pasiguri por kjo ndodhë me të gjithë dhe koha shëron gjithcka.Tani që jam nënë,kam një arsye më shumë të qëndrojë në këmbë,mbase duhet të bëjë një pune të dyfishtë,një përpjekje të dyfishtë por absolitikisht e vlefshme për princin tim të vogël.Të jesh një nënë beqare nuk do të thotë të jesh vetëm:unë tashmë kam fëmijën tim,dashurinë e madhe të jetës time.Unë kam përgjegjësinë e madhe si ta edukoj një fëmijë të bëhet një burrë i mirë,me vlera dhe i cili di t’i respektojë dhe vlerësojë gratë në jetën e tij,por tashmë e di qe do të kem sukses.

Unë e di se ka shumë gra në situatën time,që nuk kanë njeri që t’i mbështes ato,por mbani mend te dashura nëna të vetme,ju nuk jeni vetëm:cdo ditë të jetës suaj,ju zgjoheni prane princit simpatik,arsyeja e vetme që do t’ju ndihmojë të përmisoheni,ditë pas dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.