Categories
HOME

SHËNDETI I KËMBËVE ËSHTË I RËNDËSISHEM:SI TË KUJDESEMI PËR TO CDO DITË DHE TË SHMANGIM BEZDI TË PANEVOJSHME

Të kujdesesh për këmbët tuaja është shumë më e rëndësishme nga sa e keni imagjinuar.Këmbët janë  baza mbi të cilin mbështetet trupi yne:për më tepër,thembra e këmbës është një vend refleksogjenik i jashtëzakonshëm,sepse është plot me pika që korrespondojnë me te gjitha organet e brenshme.Kjo është arsyeja pse shëndeti i këmbëve duhet të merret seriozisht,ashtu si në kujdesemi për pjesët e tjera të trupit.Në këtë artikull ne do t’ju ofrojme disa këshilla të thjeshta për të mbajtur këmbët tuaja të shëndetshme.

1-Mbani gjithmonë këmbët tuaja të thata:sa herë që bëni dush,gjithmonë përpiquni t’i thanni mirë,në mënyrë që të shmangni formimin e mundshëm të këpurdhave.Nëse është e mundur,shmangni mbathjen e këpucëve të njejta për shumë ditë me radhë.

2-Pritini thonjtë tuaj si duhet:kjo do të duket e parëndesishme,por një prerje e saktë mund të shmangë disa bezdi.Gjithmonë përpiquni t’i shkurtoni pas nje dushi-kulikulat dhe thonjtë do të jenë zbutur dhe do të jetë më e lehtë t’i shkurtoni ato.Sidoqofte,kini kujdes që të mos i hiqni kulikulat(thjeshtë është mirë t’i ulni).

3-Banja e këmbëve:nuk ka asgjë më të mirë se një banjë e ngrohtë e këmbëve gjatë dimrit pas kthimit nga puna.Sidoqofte,në cdo stinë këshillohet që të vendosim këmbët në një tas për 15 deri 20 minuta,njëherë në javë.Ju mund të shtoni vajra esencialë,cajra bimorë ose kripë në ujë për të ndihmuar këmbët tuaja të ndjehne mirë.Pasi lëkura të jetë zbutur,mund të përdorni një gurë shtufi për hequr shresat e lëkures “ngordhura”.Duke marr parasysh që jeta e një qelize epidermale të jetë rreth 28 ditë,këshillohet që të përdorni një pastrim cdo javë.

4-Hidratoni me krem:Cështja e hidratimit është e rëndësishme:pas banjës së këmbëve,është mirë të aplikoni një krem për të hidratuar thembrat,gishtërinjët dhe shputate këmbëve.Këmbët duhet të hidratohen ashtu si fytyra ,duart dhe pjeset e tjera të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.