Categories
HOME

Oficeri shqiptar në SHBA një hero i vërtetët, ja si shpëtoi nga mbytja në det 2-vjeçarin dhe të atin

V dekja nën a rrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dh unës së policisë dhe r acizmit sistematik kanë shkaktuar mjaft protesta por dhe akte të dh unshme dhe g rabitje. Ndërsa protestat vazhdojnë në të gjithë vendin, procedurat p olicore dhe buxhetet kudo janë duke ardhur për t’u shkurtuar.

Ermir Vila është një oficer shqiptaro amerikan policie nga Michigani, djali i drejtorit të TV Aaltvusa, Gani Vila. Puna në TV më ka bërë që ta njoh prej kohësh Mirin, ta kuptoj natyrën dhe pasionin e tij për punën. A nuk e nisi profesionin duke u nisur thjesht prej akademisë tre mujore të Policisë për pranimin e p olicëve të zakonshëm, por ai njëkohësisht kreu studime pas universitare.

Ai mban një Master për studime të rendit, por i ka ngjitur shkallët e karrierës deri në d edektiv, duke u nisur nga gaveta si i thonë ,si oficer gardian në sistemin e B urgut te Detroit, si oficer policie në Lansing, një qytetin Royal Oak dhe tani së fundi afër shtëpisë, në qytetin Shelby Township.

Në kohën që Amerika ishte në f lakë për shkak të v rasjes të një afroamerikani nga një punonjës policie i bardhë, pikërisht në ato ditë në një lokalitet të qetë pushimi në Florida, një polic i bardhë jashtë detyrës, shpëton jetën e dy personave , të dy afro amerikanëve babë bir, nga m bytja e sigurt në vorbullat e ujit në Longboat Key në Florida

Ja si e përcjell gazeta lokale: “Mbytja e afërt e një babai dhe djali k ërcënoi të kthente në Longboat Key një mëngjes me diell, në tragjedi.

Ky lajm u bë e njohur edhe TV lokale të Michiganit dhe ata kërkonin me insistim ta intervistonin Ermirin kur u kthye në shtëpi nga pushimet, ai u shmangej. Ai modest nuk u përgjigjej telefonatave. “Unë bëra një detyrë humane si një njeri i zakonshëm, kjo s’ka lidhje me profesionin tim, unë nuk dua famë, as emër, thoshte ai. Por çfarë kishte ndodhur?

Pas gjithë mbylljes të pandemisë, Ermiri dhe gruaja e tij, Gina, vendosën të vizitojnë Longboat Key Florida me dy vajzat e tyre, sepse ishulli mori vlerësime mjaft të mira nga një koleg si vend turistik dhe familjar.

“Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës, (9 qershor) një familje pushimesh në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar. Babai, një burrë (me ngjyrë R.F) rreth 6 ‘2 feet, u nis në ujërat e parme të gjirit tok me djalin e tij të vogël që ishte rreth dy vjeç. Siç rezultoi më vonë, veprimi i mençur e nënës dhe babait për t’i vënë floaties në krahët e fëmijës, e ndihmuan atë t’i shpëtonte jetën nga mbytja e sigurt. Brenda disa minutash, një vorbull e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babain e tij shpejt në det të hapur.

Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por shpejt po mbaronin energjitë dhe po mbytej edhe ai.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan sa e pa skenën u zhyt për ta shpëtuar. Oficeri (shqiptaro-amerikan R.F) Vila pati mjaft vështirësi, me vetëmohim nuk mendoi për vete ( dhe as për ngjyrën e lëkurës të atij që po shpëtonte, R.F) i harxhoi të gjitha energjinë duke e çuar v iktimën e rraskapitur plotësisht nga fuqia e shqotës, në breg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.