Categories
HOME

GJËRAT QË I NDODHIN TRUPIT KUR E LINI ALKOOLIN PËR NJË MUAJ

Këto komplikime mund të duken sikur “kanë ardhur nga qielli”, por në të vërtetë kanë filluar të krijohen ngadalë gjatë tërë kohës që e keni dëmtuar trupin dhe mëlçinë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, lajm i mirë për ju mund të jetë që trupi me të vërtetë shënon përmirësime vetëm brenda një muaji që e lini alkoolin.

Akumulimi i dhjamit përreth mëlçisë zvogëlohet deri në 20 për qind

Akumulimi i dhjamit në mëlçi njihet si sëmundje e shpeshtë e mëlçisë dhe që shpinë deri tek dëmtimi i mëlçisë.

Kjo dukuri mund të shpijë edhe deri tek zhvillimi i cerozës, e që me të vërtetë është fatale për trupin.

Sidoqoftë, zvogëlimi i dhjamit në mëlçi i ulë mundësitë e zhvillimit të cerozës, ndërsa zvogëlimin e dhjamit mund ta zvogëloj në mënyrë drastike lënia e alkoolit.

Nivelet e glukozës në gjak bien për rreth 16 për qind

Kjo do të thotë që mundësitë për të zhvilluar tipin 2 të diabetit zvogëlohen dukshëm, pasi që zvogëlimi i niveleve të sheqerit në gjak ndihmon në zvogëlimin e ngarkesës në pankreas, organ trupor që rregullon sheqerin në gjak.

Kolesteroli i gjakut zvogëlohet për rreth 5 për qind

Sëmundjet e zemrës, ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, mund të parashikohen duke i ekzaminuar nivelet e kolesterolit të pacientëve.

Përderisa 5 për qind mund t’ju duket sasi e vogël, kjo përqindje është jashtëzakonisht e rëndësishme kur arrihet si pasojë e lënies së alkoolit.

Humbni peshë

Ata që e lënë duhanin mund të presin një rënie në peshë deri në 4 kilogramë gjatë një periudhe një mujore, pa bërë ndonjë ndryshim.

Kjo është sasi e madhe dhe ndihmon në ngritjen e nivelit të vetëbesimit, niveleve të energjisë, si dhe zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.