Categories
HOME

”Ose bëjeni ose harroni të hyni në BE”, Greqi i vë kusht Shqipërisë

Pronat e minoritetit dhe kufiri detar, kushte për t’u bërë anëtar i BE. Me insistimin e Greqisë, mes 15 kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre.

Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave komb.

Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes  ligjeve në fuqi.

Shqipëria ka hartuar një projekt-ligj për regjistrimin e titujve të pronësisë, draft i cili shkaktoi shumë reagaime veçanërisht për zonën e bregdetit të Jugut. Me kundërshtarë e brendshëm u bashkua edhe Greqia, që a kuzoi qeverinë shqiptare se me këtë ligj po i heq të drejtën e pronës banorëve të Himarës, sipas saj minoritarë grekë.

Drafti u dërgua për konsultim në Komisionin e Venecias, ku mori të njëjtat kritika. Ekspertët e cilësuan atë si antikushtetues në disa pika dhe që zbatimi i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.

Po ashtu, deri në anëtarësimin e plotë, sipas rezolutës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të jenë zgjidhur përfundimisht çështje të rëndësishme të mbetur pezull siç është ajo e përcaktimit të kufirit detar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.