Categories
HOME

Kryetar bashkie për gati 50 vjet, njihuni me 94-vjeçarin që synon të fitojë mandatin e radhës

Në Francë, 36,000 fshatra, dhe qytete mbajtën raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune në mars dhe më në fund do të zhvillojnë raundin e dytë fundjavën e ardhshme, pas një vonese tremujore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Shpresoj se nuk do të duhet të kërkoj falje përsëri që nuk kam vdekur!”, u shpreh një nga kandidatët më të vjetër për kryetar bashkie.

André Trigano është 94 vjeç dhe ka qenë në zyrën publike të qytetit të Pamiers, në ultësirat e Pireneve Franceze me popullsi 16.000 banorë, për gati 50 vjet, por ai nuk po planifikon të pensionohet ende edhe për ca kohë.

Ai erdhi në krye në raundin e parë të zgjedhjeve në mars dhe nëse fiton raundin e dytë më 28 qershor, ai do të jetë 101 vjeç në fund të mandatit të tij.

Ka kryetarë të tjerë të moshuar që synojnë për të fituar pushtetin, duke përfshirë një 98-vjeçar që qëndron për rizgjedhje në një fshat afër Bordeaux, por asnjëri nuk ka një histori prapa aq të gjallë sa ajo e Trigano.

Lindur në Paris në 1925, ai ishte dëshmitar gjatë okupimit gjerman të qytetit në Luftën e Dytë Botërore. Prindërit e tij, emigrantë hebrenj nga Algjeria, u këshilluan të iknin nga një oficer policie që jetonte në ndërtesën e tyre, i cili u tha atyre se Gestapo kishte hartuar një urdhër për arrestimin e tyre.

Ata shkuan në rajonin malor Ariège, në jug të Francës, dhe Trigano i ri u bashkua me Rezistencën. Ai falsifikoi dokumente për të ndihmuar ushtarakët aleatë të shpëtonin në Spanjë.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.