Categories
HOME

Oriola Marashi pozon me bikini, Eros Grezda nuk i reziston dot

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eris Grezda prej disa muajsh janë në një lidhje që është komentuar shumë nga mediat dhe është pranuar tashmë edhe nga vetë ata.

Lidhja e Oriolës me Erosin u zbulua gjatë karantinës, ku të dy publikonin foto nga e njëjta shtëpi.

Së fundmi modelja ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar me bikini të bardha dhe me një kapele të madhe. Erosi, të cilin më parë nuk e kemi parë të komentojë shpesh në fotot e Oriolës, nuk i ka rezistuar dot kësaj poze.

Ai ka komentuar disa emoji me sytë me zemra ndërsa Oriola gjithashtu i është përgjigjur me zemra.

Pak kohë më parë “Panorama” bëri të ditur se dyshja janë gati të shkëmbejnë unazat dhe se tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.