Categories
HOME

Njihuni me 8-vjeçarin nga Shqipëria, që punon për t’i siguruar bukën e gojës familjes

Shumë familje në Shqipëri jetojnë në kushte shumë të vështira. Në emisionin “BOOM” është treguar historia e familjes Dërstila në Elbasan.

Kjo familje jeton në një dhomë. Kryefamiljari nuk dëgjon dhe nuk flet ndërsa nëna 3 fëmijëve lufton çdo ditë me varfërinë.

Nëna ka treguar:

Kam 3 fëmijë që po me vuajnë shumë për ushqim. Shtëpia mund të na zërë brenda , shikoni tavanin që po bie. Te ky krevat flemë gjumë 5 veta.

Kjo familje jeton në kushte aq të vështira sa djali 8-vjeçar detyrohet të punojë, në mënyrë që të sigurojë ushqimin për familjen.

8-vjeçari mbledh kanoçe dhe i shet. Ai me ato pak para që fiton blen ushqim për familjen.

I vogli tregon:

Unë shkoj në shkollë dhe më pas mbledh kanoçe dhe i shes. Lekët që fitoj ia jap mamit për bukë. Fitoj 600 lekë të vjetra në ditë. Ndërsa për të ngrënë mami na jep bukë me shërbet. Atë e ha çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.