Categories
HOME

Shkencëtarët japin një lajm ‘rrufe’: Kafja ju Dobëson! Ja sa duhet dhe përfitimet

Pak muaj më parë, një revistë prestigjioze angleze në të cilën publikojnë artikujt e tyre shkencëtarët më të mirë, nxori si konkluzion se pirja e kafes përditë të zgjat jetën.

Por, duket se shkencëtarët nuk janë mjaftuar me kaq dhe kanë vijuar studimet e tyre ndaj dhe rezultatet tashmë duket se do t’i mahnitin të gjithë.

Të pish kafe përditë, jo vetëm që mund të jetosh më gjatë, por tani mund edhe të humbasësh peshë më lehtë, këtë konfirmon e shkenca.

Ju nuk duhet ta nisni mëngjesin tuaj me dieta të lod hshme, apo me stërvitje që ju mundojnë për të humbur kilet e tepërta.

Mjafton që të merrni një filxhan kafe çdo ditë dhe pirja e kafes që në mëngjes do të ndihmojë metabolizmin tuaj në heqjen e të gjitha kileve shtesë që ju keni fituar gjatë gjithë kohës.

Shumicës mund t’i duket e pabesueshme, ndaj dhe në këtë artikull kemi vendosur t’ju prezantojmë me disa fakte interesante për të kuptuar se sa përfitime merr trupi ynë nga konsumimi i kafes, sidomos në misionin e humbjes së kileve shtesë.

Studimi i fundit nga Univestiteti i Notingemi dhe në përgjithësi nga shkencëtarët që studiojnë trupin e njeriut, ka nxjerrë si konkluzion se pirja e kafes rregullisht ndihmon shumë në dj egien e kalorive të tepërta në trupin tonë.

Gjithashtu kafeina është vërtetuar se rrit nivelin e metabolizmit në trupin tuaj, duke ju ndihmuar automatikisht të humbni peshë.

Studimet shtojnë se prezenca e kafeinës në trupin tonë, bën që të aktivizohet “yndyra kafe”, një lloj yndyre kjo e cila vepron shumë shpejt në pjesët ku janë krijuar më shumë shtresa dhjami duke i hequr ato dhe duke ulur sa më shumë nivelin e yndyrës negative në trupin e njeriut.

Përveç se është një nga aleatët tuaj më të mirë në misionin e heqjes së atyre kileve shtesë, kafja ju ndihmon edhe në aspekte të tjera.

Prezenca e kafeinës në trupin e njeriut bën që njerëzit të kenë një nivel humori më të lartë dhe një nivel st resi shumë herë më të ulët se sa ata që nuk preferojnë konsumimin e kafes.

Gjithashtu pirja e kafes është një nga gjërat më të mira që mund të bëjnë ata që kanë pro bleme me migrenën. Kjo, për arsyen se kafja ka një pasuri të lartë të antioksidantëve dhe qetëson në mënyrë të mrekullueshme dhe të shpejtë migrenën.

Kafeja njihet gjithashtu si një nga elementët më të mirë, që mban sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të shëndetshëm.

Por, duhet të keni shumë kujdes në këtë pikë pasi edhe kafja ka cilësinë e saj. Është mirë që të konsumoni kafen natyrale, pasi ndonjëherë kafja që shitet e paketuar ose ajo e cilësisë së ulët mund të ketë një nivel të lartë kimikatesh dhe sheqeri.

Në fund të këtij artikulli duam t’ju këshillojmë për një fakt tjetër interesant. Nëse përmendëm faktin se kafja ka shumë benefite për trupin tonë dhe në veçanti në humbjen e peshës, duam të përmendim edhe një tjetër fakt.

Është shumë e këshillueshme që mos ta teproni me marrjen e kafes përditë, pra të mos pini më shumë se 2 pasi pirja e kafes me tepricë do të sjellë pro bleme për shëndetin tuaj.

Studimi më i fundit i kryer në ‘Gazëtën e Shëndetit dhe Ushqimit’ në Amerikë, nxorri si konkluzion se njerëzit që e teprojnë me kafe, kanë më shumë rre zik të preken nga pro blemet kardiovaskulare.

Pra, piheni 1 ose maksimumi 2 kafe në ditë, por mos u bëni të fiksuar pas kafes, pasi çdo gjë e mirë ka edhe anët e saj negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published.