Categories
HOME

Shenjat e horoskopit që janë të afta t’iu lexojnë mendjen

Janë tre shenja të horoskopit që sipas astrologëve arrijnë të lexojnë mendjen e dikujt tjetër.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit janë ndër qeniet më intuitive të zodiakut, aq sa mund të besosh se kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me valët universale ose një lloj dhuntie të pashpjegueshme. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme analitike, kanë një pamje të zgjeruar të secilës situatë dhe arrijnë të nënvizojnë detajet që të tjerët nuk do të ishin në gjendje t’i perceptonin. Kjo është zakonisht rezultat i kuriozitetit të tyre, me kalimin e kohës ky tipar shndërrohet në një sens shumë të fortë vëzhgimi.

Kjo u lejon të ecin përpara me siguri, sepse ata tashmë kanë mbledhur informacione të mjaftueshme për terrenin ku synojnë të përparojnë dhe për njerëzit që mund të takojnë. Kjo është edhe arsyeja pse ata do të ishin psikologë, trajnerë apo mësues të mirë.

Luani

E njohur si shenjë që ka përvojë të madhe para turmave dhe prozhektorëve, të lindurit në shenjën e Luanit e kanë nxjerrë mirë mësimin falë takimeve të shumta dhe rrethit të tyre të gjerë shoqëror. Nuk ka kuptim t’ua servirni në një pjatë argjendi, pasi janë në gjendje të zbulojnë mashtrimin që në kontaktin e parë.

Ndoshta ju jeni duke u përpjekur t’u vini rrotull apo t’i përdorni për interesin tuaj, por ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni, sepse do ta demaskojnë lojën tuaj që në hapin e parë dhe reagimi i tyre nuk do të jetë aspak i ëmbël. Do t’ju shikojnë në sy dhe do jua përplasin të vërtetën në fytyrë.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës është e njohur për mirësinë dhe ëmbëlsinë e saj, por nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ajo ka një inteligjencë të madhe emocionale dhe të marrëdhënieve që i lejon, në mos të pikasin lëvizjen tuaj të rradhës, të paktën të njohë qëllimet tuaja kundrejt tyre.

Mendja e tyre është në kërkim të detajeve të vogla që formojnë panoramën e madhe, dhe janë shumë të paktë detajet që mund t’u shpëtojnë atyre

Leave a Reply

Your email address will not be published.