Categories
HOME

Kjo është arsyeja pse keni ligështim dhe marramendje gjatë gjithë kohës

Marramendja dhe ligështimi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse shumë njerëz i ngatërrojnë kur ua përshkruajnë simptomat mjekut të tyre. Ligështimi mund të vijë si rezultat i shprehive që lehtë mund të ndryshojnë, por marramendja tregon se diçka nuk është në rregull me shëndetin. Sot ne në pergatit kemi vendosur t’ju tregojmë disa simptoma që mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë se çfarë po ndodh në trupin tuaj.

Dehidratimi

Nganjëherë, zgjidhja ndaj problemeve më të mëdha është veç një gotë ujë. Dehidratimi ose mbinxehja mund të ulë vëllimin e gjakut tuaj. Kjo vështirëson qarkullimin e gjakut, që do të thotë se truri juaj merr më pak oksigjen. Çfarë të bëni? Pini më shumë ujë, sidomos kur jeni të sëmurë.

Ankthi

Ankthi është një problem shumë i zakonshëm dhe një nga simptomat e tij mund të jetë edhe ligështimi ose marramendja. Trupi ynë reagon ndaj ankthit me frymëmarrje të shpejtuar (në një normë jonormale) dhe nëse ndjenja e ankthit nuk largohet, një shkëputje e vogël e adrenalinës mund të shkaktojë marramendje ose ligështim kur arrin trurin, transmeton pergatit.com. Si ta rregulloni këtë? Provoni të merrni frymë normalisht dhe gjejeni një vend të rehatshëm për t’u ulur.

Alergjitë

Veshi i brendshëm është përgjegjës për balancën e trupit. Kur alergjitë ndaj pluhurit, polenit ose përbërësve të tjerë hyn në sistemin tuaj, mund të shkaktojnë inflamacion në veshin e mesëm ndaj të cilit trupi juaj mund të reagojë duke rregulluar shtypjen e gjakut, që mund të shkaktojë marramendje.

Plakja

Njerëzit mbi 50 vjeç fillojnë të përjetojnë ndryshime në veshin e tyre të brendshëm. Ky ndryshim normal psikologjik mund të shkaktojë marramendje kur çoheni në këmbë pas gjumit ose pas qëndrimit ulur në pozicion të keq. Çfarë të bëni? Sa herë të çoheni në këmbë, çohuni ngadalë.

Sheqeri i ulët në gjak

Nëse nuk hani shpesh ose vuani nga diabeti mund të mos keni mjaftueshëm sheqer në gjak. Kur ndodh kjo, trupi përdorë rezervat e tij dhe truri merr më pak energji, që mund të shkaktojë ligështim, pasi energjia e mbetur dërgohet në të gjitha organet që kanë nevojë për të. Edhe diabeti mund të shkaktojë probleme në veshin e brendshëm, që mund të shkaktojë gjithashtu ligështim. Çfarë të bëni? Pini lëng portokalli ose rregullojeni sheqerin në gjak.

Tensioni i ulët i gjakut

Shumica e rasteve të marramendjes janë si pasojë e shtypjes së gjakut. Një përkeqësim në pjesën e sistemit tonë nervor që është përgjegjës për rregullimin e shtypjes së gjakut mund të shkaktojë marramendje. Çfarë të bëni? Kjo ndodh me moshën, prandaj duhet t’iu kushtoni vëmendje simptomave që mos të rrëzoheni, transmeton pergatit.com.

Sulmi në zemër

Marramendja, e shoqëruar nga një dhimbje në gjoks, shkurtim i frymëmarrjes, të përziera dhe një dhimbje në kraharor mund të jetë shenjë e sulmit në zemër. Tek të rritur më të vjetër, mund të vijë pa shumicën e këtyre simptomave. Çfarë të bëni? Thirrni menjëherë emergjencën.

Ligështimi vs marramendja

Ligështimi (ndjenja se po ju bie të fikët) është ndjenja që vjen, për shembull, kur çoheni shumë shpejtë në këmbë. Dallon nga marramendja, emri aktual i së cilës është vertigo, që ju jep ndjenjën sikur dhoma është duke u rrotulluar ose sikur po lëvizni edhe pse jeni duke qëndruar me një vend.

Vertigo kërkon gjithmonë vëmendje mjekësore, pasi mund të vijë si pasojë e anemisë, sëmundjes Meniere, Parkinsonit ose formimit të gurëve në veshin e brendshëm. A keni përjetuar ndonjëherë vertigo? Na tregoni në komente nëse keni ndonjë rekomandim tjetër që mund t’i ndihmojë lexuesit tanë në këto raste. /PERGATIT.COM

Leave a Reply

Your email address will not be published.