Categories
HOME

Shtatzënia ekstravagante e Arbana Osmanit, Eduarti e fotografon me barkun jashtë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.

“Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore dhe kësaj here ekzopozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë, por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.