Categories
HOME

Rudina Dembacaj bën bashkë Markun dhe Aleksin, ditë plot emocione për familjen

Sot ka qenë një ditë e veçantë për Rudina Dembacajn. Moderatorja ka treguar përmes postimit të fundit në Instagram se vajza e saj, Viktoria, dhe fëmijët, mbesat dhe nipi i Markut janë pagëzuar.

“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, shkruan Rudina.

Në këtë ditë nuk ka munguar as babai i Viktorias, Aleksi e këtë e ka treguar vetë Rudina me një foto ku ish-bashkëshorti shfaqet duke mbajtur vogëlushen e tyre në krahë.

Rudina edhe më parë ka treguar se Marku me Aleksin kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.