Categories
HOME

Do çuditeni nga pamjet që ka publikuar Fidani të Ritës

Rita dhe Fidani janë cifti që po shënojn sukses në muzikë. Këngët e tyre po shndërrohen menjëherë në hite.

Së fundmi Fidani ka publikuar një video me Riten. Derisa ajo ishte duke bërë selfie Fidani e shfrytëzoi rastin ti bëj video.
video id=”video-82442-1_html5″ class=”wp-video-shortcode” src=”https://web.gazetakorrekte.com/wp-content/uploads/2022/08/ritahaziri_3044C28D957F499FB6C74D326417D696_video_dashinit.mp4?_=1″ preload=”metadata” width=”480″ height=”854″>

Categories
HOME

Ish-burri i saj u martua, Rudina Dembacaj tallet me gruan e tij: Gjynah ka nevojë për…

Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit shpesh i kujtojnë edhe ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.

Së fundmi Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit, por vëmendje mori veçanërisht një pyetje, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht.

Megjithëse ajo u përgjigj, nuk e zbuloi të plotë pyetjen. “Çfarë mendon për tënd që flet sikur gjasme ai ka edukuar vetë??”– është pyetja (e paplotë) të cilën Rudina e postoi.

“Më dhemb shpirti për këdo që bën gjoja, në çfarëdolloj situate kanë nevojë për vëmendje thjesht gjynah”– shkruajti Rudina në Instastory-n për të cilin u pendua dhe e fshiu!

Aktorja as nuk zbuloi as nuk përmendi emra në postim, por disa detaje në fjalinë e shkruar nga ndjekësi dhe fakti që ajo vendosi ta fshijë, nxisin dyshimet se pyetja dhe deklarata mund të ishin në lidhje me ish-bashkëshortin e Rudinës dhe partneren e tij.

Categories
HOME

Olta Goxhari flet për herë të parë për të shoqin: Jeton në Spanjë dhe s’bëjmë dhurata si çiftet e tjera

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari jeton prej vitesh në Spanjë, sepse aty jeton edhe njeriu i saj i zemrës.

Megjithatë ajo nuk harron të jetë e pranishme në Shqipëri sidomos në periudhë festash e pushimesh.

Gixhari ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ku foli për vendet e shumta që ka vizituar dhe duke e veçuar Spanjën si destinacionin e saj të preferuar.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo, pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet.

Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë hajde shkojmë ta vizitojmë”, ka thënë Olta madje ditëlindjen e saj të fundit ajo e festoi në një nga restorantet më të famshëm dhe më të shtrenjtë të Puglias.

Categories
HOME

Rama: Porti i Durrësit do ta ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi ndërtimin e portit turistik të Durrësit, si mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.

I pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, kryeministri tha se nëse hedhim sytë sot dhe shohim Malin e Zi, ku kanë rrogat më të larta në rajon, duhet të kuptojmë se gjithçka nisi nga “Port of Monte Negro”.

Rama theksoi gjithashtu se në këtë projekt madhështor shteti shqiptar do të jetë aksioner bashkë me kompaninë investitorë.

“Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare.

Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Monte Negro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait.

Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”, tha Rama.

Categories
HOME

(Foto) Nuk paska qenë vetëm Donaldi/ Ja çfarë kanë tjetër të përbashkët Bora dhe Beatrix

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë dy nga vajzat më të përfolura në mediat rozë. Gjithçka nisi kur këngëtarja krijoi një lidhje dashurie me Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ndërkohë, tani ky i fundit është i lidhur me moderatoren.

Reagon familja e Beatrix Ramosaj pas komenteve negative e trekëndëshit me  Borën e Donaldin - Gazeta Express

Mirëpo, duket se përveç Donaldit, vajzat i bashkojnë edhe preferencat për veshjet. Së fundmi, dyshja janë shfaqur në rrjetet sociale me kapelën e njëjtë.

Ishte Bora ajo që publikoi rreth një muaj më parë disa foto e veshur me të zeza dhe me një kapelë.

Ndërsa, Beatrixa publikoi rreth një javë më parë një foto ku kishte vënë një kapele të ngjashme me atë të Borës.

Më vonë, Zemani ka postuar sërish një foto me të njejtën kapele.

Video) Tani i mori Donaldin, por dalin pamjet/ Bora dhe Beatrix kanë qenë  shoqe dikur

Categories
HOME

Rritje e shpejtë e investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së ujit

Kina ka bërë investime në rritje në infrastrukturën e ruajtjes së ujit në shtatë muajt e parë të këtij viti, ndërsa vendi ka shtuar përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike.

Nga janari në korrik, investimet e përfunduara në projektet e ruajtjes së ujit arritën në 567.5 miliardë juanë (rreth 83.9 miliardë dollarë amerikanë), 71.4 për qind më shumë se të njëjtën periudhë në 2021, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, përcjell “Xinhua”.

Njëzet e pesë projekte të reja në shkallë të gjerë të ruajtjes së ujit u nisën gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, duke krijuar rreth 1.61 milionë vende pune në të gjithë vendin.

Deri në fund të korrikut, qeveritë vendore kishin investuar 46.6 miliardë juanë në projektet e furnizimit me ujë, më shumë se dyfishi i asaj të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Gjithsej 67.000 projekte riparimi dhe mirëmbajtjeje të furnizimit me ujë u ndërmorën gjatë kësaj periudhe, duke u shërbyer 130 milionë banorëve ruralë.

Categories
HOME

“Janë qu peshë me ofendime”, Getinjo ka një lutje për fansat

Reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka bërë një kërkesë për të gjithë ndjekësit.

Ai iu lut të gjithë atyre që i publikojnë intervistat e tij në Tiktok, t’i ndalin komentet për shkak se po bëjnë komente duke e ofenduar rëndë.

Gjithashtu shkroi se ai nuk është kategori e këtij lloji.
“Ju kisha lut krejt juve qe i merrni intervistat e mija ose naj post temin edhe e postoni neper tik tok please boni MUTE comentet se valla jon qu pesh me fjal te rana e me ofendime n’familje.Zoti ju rujt Un sjam kategori e ktij lloji.Respekt”, shkroi ai.

Categories
HOME

Pija që Zgjat Jetën – Kefiri, Ushqimi më i Shëndetshëm i Shekullit

Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin.

Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.

Tani, ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit të 21 dhe në Shqipëri gjendet në supermarkete.

Ai është shumë i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun.

Ai përmban 30 lloje të baktereve të mira që ndihmojnë kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e të tjerë.

Çfarë është kefiri?
Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë.

Kefiri bëhet me lloje të ndryshme qumështi dhe ka nevojë për kokrriza të gatshme që mund të blihen në supermarket apo dyqanet me produkte bio.

Këto kokrriza (prej fare bulmeti dhe bakteresh të mira) janë organizma të gjalla me profil unik.

Ato janë një masë xhelatonize e butë e përbërë nga proteina lipide, poisakaride e të tjerë dhe shërbejnë si farë për zënien e kefirit.

Këto kokrriza që formojnë një lëmsh të bardhë ose të verdhë mund të përdoren një jetë të tërë përsa kohë ruhen në kavanozë qelqi të mbuluar me qumësht.

Llojet e kefirit
Kefirin mund ta gjeni në lloje të ndryshme dhe kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta apo çokollatë.

Llojet kryesore të kefirit janë: ai i thjeshti me qumësht, kefiri me ujë, kefiri me ujë are kokosi, ose kefiri me lëng frutash.

Këto lëngje shtohen gjatë procesit të fermentimit.

Si konsumohet kefiri
Shija e tij është e athët dhe ia kalon kosit.

Ajo përshkruhet si një kryqëzim mes qumështit dhe kosit. Megjithatë, shija mund të ndryshohet në varësi të kohës së fermentimit.

Kosi hahet me lugë, ndërsa kefiri pihet.

Vlerat shëndetësore të kefirit
Vlerat e kefirit janë të pafundme, dhe për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit bashkë me kosin.

Probiotikët
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun.

Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi.

Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm.

Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Burim kalçiumi
Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rendësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind.

Ndjeshmëria ndaj laktozës
Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj.

Ky përmirësim është më i fortë në rastin e kefirit se se tek kosi.

Sëmundjet nervore
Kefiri rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë.

Anemia
Mjekët rekomandojnë konsumimin e një litri kefir në ditë kundër anemisë.

Bronkiti
Sëmundje si bronikit, azma, apo problemet me zorrën e trashë kërkojnë trajtim me gjysëm litri kefir në ditë./AgroWeb.org

Categories
HOME

Dueli i Vlerave – Kungulli i Verdhë Përballë Kungulleshkave

Kungulli është një perime me super veti ushqyese.

Ai është i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit.

Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.

Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Pjesë e të njëjtës familje botanike të kungullit të verdhë janë edhe kungulleshkat.

Vlerat e Kungulleshkave
Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.

Përmirëson shëndetin e syve, Ul kolesterolin
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut

Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.

Parandalon inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.

Kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.

Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.org

Categories
HOME

5 Arsyet Përse Kuzhinës Tuaj I Duhet Një Grirës Elektrik Perimesh

Pandemia na ka bërë që të gjithë të kalojmë më shumë kohë në kuzhinë duke gatuar.

Kjo kohë e kaluar në kuzhinë bëri që shumica prej nesh të kuptojnë nevojën dhe përfitimet e pajisjeve moderne të kuzhinës.

Një prej tyre dhe ndoshta ai më i nënvlersuari, grirësi elektrik, është ndër më të dobishmit dhe më të domosdoshmit.

Imagjinoni të keni një pajisje elektrike në raftin e kuzhinës që mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të copëtimit të perimeve dhe frutave.

Koha dhe mundi që do të kursejë çdo person që kalon orë të tëra në kuzhinë me këtë pajisje, do të jetë e madhe.

Kur procesi i gatimit bëhet më i lehtë dhe më i thjeshtë, konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme dhe i parave të shpenzuara për to do të reduktohet shumë.

Prandaj, grirësi elektrik i perimeve është një investim, të cilin duhet ta mendoni seriozisht. Dhe nëse jeni ende në dyshim, AgroWeb.org ju njeh në vijim me përfitimet e një grirëse elektrike.

Grirësja elektrike e perimeve kursen kohë
Nëse prerja e perimeve ju merr pjesën më të madhe të kohës në kuzhinë, atëherë kjo pajisje do të jetë një ndryshim i këndshëm për ju. Paisja është e shpejtë, nuk krijon rrëmujë dhe është e lehtë, kështu që ju kurseni kohë në prerje dhe madje edhe në procesin e pastrimit.

Redukton rrezikun e incidenteve në kuzhinë
Nëse nuk jeni mësuar me copëtimin e frutave dhe perimeve, na besoni, kjo mund të jetë e lodhshme, pak e çrregullt e ndonjëherë edhe rrezikshme.

Jo për t’ju frikësuar, por prerjet me thikë janë jashtëzakonisht të zakonshme në kuzhinë. Por me një grirës elektrik perimesh, ju eliminoni rrezikun e aksidenteve të tilla. Gjithçka që duhet të bëni është të lani frutat dhe perimet, t’i vendosni ato në paisje, të zgjidhni funksionin dhe keni mbaruar!

Mund të përdoret për më shumë qëllime
Nëse po investoni në një pajisje të mirë nga një markë e besueshme, mund të zgjidhni atë që vjen me funksione të shumta. Për shembull, disa lloje të tilla paisjesh mund të grijnë edhe mishin.

Është rezistent ndaj mikrobeve
Pajisje të tilla elektrike reduktojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet ushqimore. Për më tepër, tehet në pasije që janë prej çelik inoksi, nuk janë poroze dhe parandalojnë futjen e mikrobeve. Kjo ndihmon për të mbajtur larg në një farë mënyre edhe infeksionet. Çfarë ka më të shëndetshme se kaq?

Grirësielektrik i perimeve e bën gatimin një përvojë të këndëshme
Imagjinoni që ju duhet të shpenzoni më pak ose relativisht aspak kohë duke bërë gjëra që janë të lodhshme dhe që kërkojnë kohë. Do të filloni automatikisht të shijoni përvojën dhe nuk do t’ju duket stresuese.

Gjithashtu, perimet e prera bukur e bëjnë ushqimin të duket estetikisht i mirë, gjë që ka dëshmuar se e bën atë më të shijshëm. Edhe ky është një bonus, apo jo?/AgroWeb.org